Ajo që është e qartë përnjë fëmijë të vogël, nuk është e qartë për profesoreshën Dodovska

Problemi i deklaratës së Ivanka Dodovska është se ajo në emision u paraqit si profesoresha universitare, ndërsa deklarata, de fakto, është qëndrim politik. Sepse, si do të interpretohej ndryshe, kur profesoresha e shkencave juridike shprehet se PSP është para-institucion, dhe përdor termet si “kriza artificiale”, “mbajtësit të ombrellës”, “mentor”…

 

Prof. Dr. Ivanka Dodevska gjatë bisedës në programin e televizionit Nova, mes tjerash dha deklaratën në vazhdim, të cilën e cilësojmë si të pavërtetë:

Sigurisht shumë herë deri më tani kam potencuar se, prej kur filloi e gjithë ofenziva e rrënimit të rendit ligjor në RM, e nxitur nga kriza artificiale politike e krijuar që para dy vitesh, do të shfrytëzohet të gjithë argumentet e mundshme të cilat janë në dispozicion me qëllim që sa ma shumë të dëmtohet partia qeverisëse VMRO DPMNE dhe partneri i tij në koalicion nga pala shqiptare BDI. Mendoj se e gjithë kjo situatë dhe kjo fazë, para aktit përfundimtar – kemi gati edhe një muaj e diçka deri te mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në shtetin tonë – opozita nuk ka mundësi tjetër, ndërsa edhe mbështetësit e tyre ose mentorët e tyre ose mbajtësit e ombrellës, si të doni quani, nuk kanë tjetër përparësi përveç asaj që është më e fortë, dhe që vjen prej forcave të brendshme, dhe ajo është PSP. Pikërisht ky është edhe qëllimi i këtij para-institucioni…Nga mënyra se si sillet dhe nga selektivitetit, përfshirë edhe atë që kemi parë shtat-tetë ditët e fundit, mendoj se edhe fëmija në kopsht e ka të qartë rolin e zonjës Janeva dhe ekipit të saj….

[Burimi: TV Nova, 27.10.2016]

 

ARSYETIM:

Profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup prani UKM-së, Dr. Ivanka Dodovska, për një minutë rrëfeu një sërë elementesh të pavërteta që në pjesën hyrëse të bisedës.

Deklarata komplet i referohet pyetjes së gazetarit se si do të komentonte sulmin e fundit të PSP-së në DSK, në kontekst të zgjedhjeve e ardhshme, përderisa në ekran, qëndron titulli “Shoqata e prokurorëve publik qëndron prapa letrës së GJTHP”.

Duke marrë parasysh biografinë e saj, arsimimin dhe angazhimin e saj profesional, profesoresha Dodovska do të duhej që të dinte se, termi “kriza artificiale e krijuar”. është qëndrim i cili nuk përputhet me faktet. Sipas një dyzinë ekspertësh, por edhe raporteve të BE-së  dhe organizatave ndërkombëtare relevante siç është Parlamenti Evropian ose Këshilli Evropian, kriza politike filloi me “Të hënën e zezë” dhe me nxjerrjen e deputetëve nga Kuvendi në vitin 2012, ndërsa kulmi u arriti me konferencën për shtyp të Nikolla Griuevskit me 31.01,2015, kur ngriti akuza kundër liderit të opozitës Zoran Zaev për kërcënim dhe dhunë, si dhe me përgjigjen e mëvonshme të Zaev, përmes prezantimit të bisedave të përgjuara telefonike në mënyrë të paligjshme.

Profesoresha Dodoska, po ashtu, duhet që të dijë se “ofenziva e rrënimit të rendit ligjor” nuk filloi para dy vitesh, por prej para dy vitesh janë ekstrapoluar të gjitha anomalit e mos qeverisjes të së drejtës në të gjitha sferat e jetës publike, të cilat kanë zgjatur me dekada. Fundja, fakti më i madh dhe më i mirë për këtë janë arsyet e formimi të vet PSP-së, ose sigurisht, vendimi problematik ligjor për abolim nga ana e Presidentit Gjorgji Ivanov për 56 persona, shumica e të cilëve ishin mbajtës funksioneve shtetërore ose funksionarë të zgjedhur apo të emëruar – të dyshuar jo vetëm nga ana e Speciales por edhe nga ana e prokurorisë publike, sepse edhe vet GJTHP kryente hetime për një pjesë të tyre. A ka ofenziv më të madhe se kjo mbi rendin ligjor?

Përfundimisht, Dr. Dodovska, si profesoreshë e shkencave juridike, duhet të dijë se deklarata “para-institucion” për PSP-në, është fakt dhe vlerësim i pavërtetë. Prokuroria Speciale Publike në të vërtetë është institucion i cili thirret “Prokurori Publike për përndjekjen e veprave penale të cilat dalin nga përmbajtja e përndjekjes së komunikimeve të paligjshme”. Ky institucion, është krijuar me ligj në bazë të marrëveshjes politike, i votuar nga 111 deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 15 shtator të vitit 2015, ka mandat prej 5 vjetësh dhe mundësi vazhdimi të këtij mandati. Prej këtu, cilësimi i PSP-së si para-institucion është absurd, veçanërisht kur atë e thotë profesoresha universitare e shkencave juridike.

Fjalët si “mentor”, “mbajtës të ombrellës” dhe të ngjashme në deklaratën, janë qëndrime politike dhe nuk hyjnë në gjithë analizën e kësaj pjese të deklaratës së profesoreshës Dodovska,  pjesë që është lëndë e analizës sonë dhe e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

BURIME:

 

Vlerësaur nga: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.