Agjencia për mediume pranon: Në Evropë nuk ndiqen portalet gjatë zgjedhjeve!

Ligjvënësi ka shkruar detyrë "joevropiane" për Agjencinë. Foto: wikipedia

 

Në Metodologjinë e fundit – përshkruese për ndjekje të mediumeve për zgjedhjet e vitit 2016, Agjencia për mediume shton se nuk mund t’i ndjek të gjithë internet portalet, detyrë që i është ndarë në pajtim me Kodin Zgjedhor, në të cilin qëndron që një nga arsyet është që një praktikë e tillë nuk ekziston askund në Evropë. Me këtë është i dukshëm paralajmërimi për një përplasje mes zgjidhjes ligjore dhe zbatimit të tij – gjë për të cilën ka kohë që organizatat e gazetarëve në vend e paralajmërojnë

 

ShkruanTeofil Bllazhevski

Dy herë për një vit trupi rregullues për mediume – Agjencia për mediume (apo Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele), përjashton mundësin e përndjekjes së internet portaleve para dha gjatë kohës së kampanjës zgjedhore, përkundër ligjit të rreptë në Kodin zgjedhor që vlen edhe për to edhe atë me dënimet të parapara.

Herën e parë , Agjencia (përmes deklaratave të drejtorit Zoran Trajçevski dhe përmes Metodologjisë të cilën e përvetësoi Agjencia në fillim të vitit 2016), i përjashtoi portalet nga mundësia e ndjekjes – monitorimi i përmbajtjeve të tyre, duke shtuar shumë arsye praktike. Njësoj ndodh edhe tani. Agjencia para disa ditësh publikoi Metodologjinë përshkruese për ndjekje të mediumeve për zgjedhjet e vitit 2016, të cilën e përgatiti na pajtueshmëri me ndryshimet ligjore të Kodit zgjedhor prej korrikut të këtij viti, pas marrëveshjes së re – marrëveshja e fundit e katër partive politike.

Për herë të parë portalet u futën në Kodin zgjedhor në pajtueshmëri me ndryshimet e të njejtit kah fundi i vitit të kaluar, pas bisedimeve të katër partive politike dhe në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinos. Ato ngelen aty dhe janë shënuar si “njoftime elektronike”, ku dispozitat ligjore me të cilat rregullohet mënyra e njoftimit dhe detyrimeve të tjera për mediumet e shtypura dhe elektronike (radio dhe televizione) iu referohen edhe njoftimeve elektronike (portaleve), përfshi këtu edhe dënimet.

Ato çka në të vërtetë janë ndryshuar pas ndryshimeve të korrikut në Kodin zgjedhor, janë vetëm lartësitë e dënimeve, të cilat janë përgjysmuar në të gjitha segmentet, ashtu që dënimet më të mëdha arrijnë vlerën deri në 4 mijë euro.

 

AGJENCIA PRETENDON SE FIZIKISHT ËSHTË E PAMUNDUR

Internet portalet në Maqedoni tani për tani janë vetëm lëndë e auto rregullimeve, në pajtueshmëri edhe me pjesën më të madhe nga praktika botërore në shoqëritë demokratike. Agjencia për mediume në hyrje të metodologjisë së saj më të re shpjegon se ekzistojnë më shumë arsye sipas të cilave është e pamundur që të ndjek internet portalet. Ja disa prej tyre:

Kodi zgjedhor përshkruan se monitorimin të cilin e realizon Agjencia përfshin edhe mediumet elektronike (internet portalet)…U vërtetua se ekzistojnë më shumë arsye sipas të cilave është e pamundur që Agjencia të realizojë monitorimin përgjatë paraqitjes mediatike zgjedhore nëpërmjet mediumeve elektronike (internet portalet) edhe atë: 

  • Kodi zgjedhor nuk definon termin “internet portale”, as edhe shtrirjen e tyre;
  • Një definicion të tillë nuk ka në asnjë ligj tjetër të vendit;
  • Në Republikën e Maqedonisë nuk ekziston asnjë regjistër për internet portaleve, si për shembull, siç ka regjistra të mediumeve të shkruara, të radiove dhe televizioneve;

 

Ashtu siç vlerëson Agjencia – nuk ka definim, regjistër, por nuk ka as edhe një rregull se çfarë janë ato internet portale në ligjet tjera të vendit, para së gjithash në Ligjin për mediume apo Ligjin për mediume audio-vizuele dhe shërbime mediatike, të cilat janë dy qendra ligjore që kanë të bëjnë me  mediumeve.

 

NUK EKZISTON NË PRAKTIKËN EVROPIANE

Por, përskaj arsyeve të dhëna më lartë, Agjencia në analizën e saj të kësaj pyetjeje ka shtuar edhe disa, prej ku dy janë me përfundime mjaftë të rëndësishme për këtë pyetje. Në të parën thuhet që termi internet portale është larg interpretimit laik kompleks, ndërsa në të dytën qëndron që nuk ekziston praktik botërore në demokracitë e zhvilluara që të monitorohen publikimet në internet dhe përmbajtjet e tyre gjatë kohës së zgjedhjeve. Ja përfundimet e Agjencisë:

  • Nga Klasifikimi i veprimtarive të cilin e përdorë regjistri qendror, por edhe nga definicionet e termit në literaturën profesionale, shihet qartë se bëhet fjalë për një term me përfshirje më të gjerë se sa supozimet laike për të;

  • Hulumtimi i Agjencisë përmes sistemit të shpërndarjes së internetit në regjistrin qendror në Republikën e Maqedonisë, tregoi se disa prej njerëzve të cilët do të duhet të hyjnë në kategorinë e internet portaleve janë të regjistruara me tjetër veprimtari, ndërsa disa internet portale i nxjerrin shoqëritë civile ose agjencitë e gazetave, për këtë mbikëqyrja do të ishte selektive, gjegjësisht nuk do të mundej që të sigurohet një qasje e drejtë dhe e barabartë në bazë të monitorimit; dhe

  •  Në praktikën e rregullt evropiane nuk u gjetën shembuj për monitorim të përmbajtjeve të internet mediumeve nga ana e trupave rregullues, siç është Agjencia. 

 

Për shkak të gjithë kësaj Agjencia konstatoi se nuk ekzistojnë parakushte që të realizohet edhe monitorimi i mediumeve elektronike (internet portaleve) dhe në 5 janar të vitit 2016, së bashku me Metodologjinë, Këshilli solli edhe “Paragrafin për Agjencinë që ka për detyrë të kryej mbikëqyrje gjatë paraqitjes zgjedhore mediatike të interent portaleve”, gjegjësisht i nxori të gjithë ato arsye se pse nuk do të realizohej një lloj i tillë monitorimi. 

 

Paragrafi i tillë dhe konstatimi i Agjencisë, veçanërisht konstatimi që nuk ekziston një praktikë e tillë demokratike në botë, veçanërisht në Evropë, de fakto vërteton qëndrimin e pesë organizatave të gazetarëve të thëna vitin e kaluar që internet portalet nuk duhet të hyjnë në ligjin për mediume. Një iniciative e këtillë vazhdimisht paraqitet në publikë, si propozime dhe deklarata të funksionarëve të qeverisë, apo si qëndrime të AGM-së dhe AMM-së, qëndrimet e të cilëve shpesh korrespondojnë me propozimet dhe idetë e qeverisë. Bëhet fjalë për AGM-në, kryetari i të cilës është redaktori i “Vest” dhe asociacionit mediatik në Maqedoni, shoqëria e pesë televizioneve nacionale, Alfa, Alsat M, Kanal 5, Sitel dhe Telma. Përgjatë asaj, qëndrimet e AGM-së shpesh thuhen si qëndrime personale vetëm prej disa nga drejtorëve të këtyre pesë televizioneve, por jo edhe si qëndrime zyrtare të AGM-së.

Përkundër kësaj, Shoqëria e Gazetarëve në Maqedoni, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësit Pediatik, Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë, Instituti Maqedonas i Mediumeve dhe Qendra për Zhvillim të Mediumeve, disa herë e përsëritën qëndrimin se internet portalet nuk duhet të përfshihen në legjislacionin mediatik dhe se janë dhe duhet të mbeten nën auto rregullimin e mediumeve, dhe jo lëndë e rregullimeve shtetërore.

Arsyeja bazë për një qëndrim të tillë është që nxitet liria e mendimit dhe se shtetit i ikën nga duart instrumenti për ndikim dhe kontroll të lirisë së mediumeve edhe në këtë fushë. Hera e fundit kur u tha një qëndrim i tillë ishte në vitin 2015, si shenjë proteste te asaj që edhe këto mediume u përfshinë në Kodin zgjedhor dhe u targetuan me dënime të mëdha. Një prej arsyeve kryesore që atëherë e shtuan pesë organizatat është edhe fakti qënuk ekziston një praktikë e tillë demokratike në botë.

Tani, pas një qëndrimit të tillë të Agjencisë, kjo dispozitë mbetet e paqartë në Kodin zgjedhor, në kuptimin që kush do ta zbatoj, por edhe kush do të bie ndesh me vendosjen e internet mediumeve në ligjin për reklama qeveritare. Kemi zgjedhje ligjore vetëm si marrëveshje mes katër partive, duke mos i marrë parasysh mendimet e një pjese të madhe të opinionit të profesionistëve të fushës, e cila faktikisht do të mbetet fjalë e vdekur në letër, sepse nuk ka kush ta zbatoj.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.