Afati ka skaduar, ndërsa rruga “Xhon Kenedi” ende është e groposur

За асфалтирање на прекопите ќе треба уште да се чека. Фото: Вистиномер

Në fund të vitit 2016 qyteti i Shkupit filloi me projektin për ndërtim të kanalizimit në rrugën “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk”. Në fillim të punëve ndërtuese ka qenë i pranishëm kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, anëtarët e Këshillit, si dhe përfaqësuesit nga Komuna e Çairit.

Me këtë pjesë ndërtuese, nëpër gjatësinë e rrugëve “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk” do të ndërtohet kanalizimi i ri atmosferik me gjatësi prej 800 metrave, ku do të vendosen tuba me profil të madh prej 1.200 mililitra. Kanalizimi i ri atmosferik do të përfundojë me kyçjen e shahtës të rrugës “Cvetan Dimov”. Me ndërtim të këtij kanalizimi do të përmirësohet rrjedha e ujërave atmosferik në këtë pjesë të Komunës së Çairit dhe do të zgjidhet problemi shumë vjeçar i banorëve në rrethinë, u shpreh kryetari Trajanovski. (Buxheti: 23 milion denarë, Afati: 29 shtator i vitit 2016)

 

ARSYETIM

Në qershor të viti 2016 filluan punët për kanalizimin e ri atmosferik në rrugën Xhon Kenedi dhe në rrugën Kemal Ataturk, përgjatë të cilës, sipas lajmit, kryetari i komunës lajmëron se afati për realizim është prej tre muajsh, gjegjësisht deri me 29 shtator të viti 2016, por realizuesi premtoi se projekti do të përfundojë deri në fillim të vitit shkollor, gjegjësisht me 1 shtator. Bëhet fjalë për vendosjen e tubave me profil prej 120 centimetër, në gjatësi prej 800 metrave, të cilët duhet të sjellin ujërat në shahtin e kyçur të rrugës Cvetan Dimov. Realizues është kompania “JU BAJ 2 AMET” DOOEL Shkup.

dzon-kenedi-4Por, gjendja e rrugës është ashtu që sot (09.11.2016), në afërsi të shkollës fillore “Cvetan Dimov” kishte një pjesë të madhe të paasfaltuar ku është bërë gërmimi, ndërsa ende nuk është asfaltuar as edhe gërmimi i bërë para dy muajve në fillim të rrugës Xhon Kenedi kah rruga “Cvetan Dimov”. Janë të asfaltuara vetëm pozicionet rreth shahteve, ndërsa mekanizimi qëndron në vend. Për shkak se në disa vende prej katër linjave të vërteta, komunikacioni bëhet më së shumti në dy, ndërsa shpesh edhe në një linjë. Kërkimet në ueb-faqen e qytetit të Shkupit për të gjetur infromacione se përse punët zvarriten, në periudhën prej 1 shtatorit, prej kur ec afati për përfundim të punëve për vendosje të kanalizimeve atmosferike në rrugën Xhon Kenedi, na çuan vetëm te një informatë – prej 2 shtatorit të vitit 2016, në të cilën lajmërohet se rruga ka regjim të posaçëm për shkak të gërmimeve.

Qyteti i Shkupit lajmëron nxënësit dhze pjesmarrësit në komunikacion se nesër /03.09.2016/ për shkak të gërmimeve në udhëkryqin në bulevardin Xhon Kenedi me bulevradin Kristijan Todorovski Karposh, komunikacioni do të zhvillohet me regjim të posaçëm. 

Për gjatë gërmimit, në asnjë moment nuk do të mbyllet  komunikacioni, por do të vendoset një regjim i ri dhe do të vendosen sinjalistika. 

Në kërkimet e ueb-faqeve të mediumeve arritëm de një shkrim të 03 tetorit të vitit 2016, në të cilin shkruhet për qëndrueshmërin e vendosjes së kanalizimit atmosferik, ndërsa ka transmetuar edhe qëndrim nga qyteti i Shkupit për prolongim të punëve. Përgjatë të cilit lajmërohet edhe asfaltimi i gërmimeve.

Ky projekt, gjendet në fazën përparuese të ndërtimi, përgjatë gjatësisë së rrugës “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk” po ndërtohet një kanalizim i ri atmosferik me gjatësi prej 800 metrave, me çka vendosen tuba të ri polipropilenik me profil prej 1.200 milimetra, si dhe kyçja e shajtit të rrugës “Cvetan Dimov”. Qyteti i Shkupit së bashku me realizuesin e ndjekin gjendjen dhe komunikacionin dhe deri më tani nuk kemi pasur ankesa prej qytetarëve për ndalesa të posaçme. Dinamika e lëvizjes së veturave shumë pak janë vonuar në pikat kritike. Në pjesën tjetër të ditës nuk ka ndalesa, sepse shfrytëzohet pjesa më e madhe e linjave. Përgjatë javës së ardhshme ky problem do të zgjidhet, sepse përgatitet asfaltimi i gërmimeve, thonë nga qyteti. 

dzon-kenedi1Përsëri, shumë prej gropave ende nuk janë asfaltuar dhe ende ka mekanizma dhe punëtor në Xhon Kendei. Por duke parë se projekti është në fazën e realizimit, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, ky premtim është në duke u realizuar.

 

 

 

BURIME

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.