A janë bërë bashkë Zaev dhe Mickoski kundër idesë për “kryeministër shqiptar”?

 

 

Më datë 30 qershor në shumë portale informative në gjuhën shqipe u shpërnda një artikull me titullin “Zaev dhe Mickoski bëhen bashkë: “S’ka kryeministër shqiptar” (VIDEO)”

 

Në këtë rast, edhe pse duket e pabesueshme, titulli të jep përshtypjen se dy kundërshtarët më të mëdhenj politik në bllokun maqedonas kanë kapërcyer çdo mosmarrëveshje dhe janë bërë bashkë që të mos lejojnë të ketë kryeministër shqiptar.

Ata të cilët nuk e marrin mundin që ta lexojnë lajmin bien pre e një mashtrimi klasik nga një autor i panjohur i cili manipulon me deklaratat e folësve, përkatësisht liderit të LSDM-së Zoran Zaevit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit.

Ata që e lexojnë lajmin kuptojnë se përfundimet e autorit për titullin në fjalë kanë rrjedhur nga përballja televizive e dy kundërshtarëve politik në TV24. Përmbajta e lajmit është e mangët dhe nuk i ka të plota deklaratat që Zaev dhe Mickovski bënë gjatë debatit televiziv. Në përmbajtjen e tekstit që po e recenzojmë deklarata e Zaevit, kur flitet për pjesën se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit citohet, në fjali të shkurtra, por pa e nxjerrë nga konteksti. Më konkretisht, kreu i LSDM-së Zoran Zaev, është shprehur:

Unë do të jem kryeministri i ardhshëm me ata që do të bëjmë shumicë parlamentare. Nëse është ky kusht që të jemi me BDI-në nuk do të negociojmë me BDI-në. Jam i gatshëm të shmangem, duke biseduar me deputetët tanë, 13 deputetë nga zotëri Mickoski, sepse aq i duhen për 61 deputetë, ai të formojë qeveri të pakicave, ose do të kërkojë nga ai të mi japë 6, sepse aq na duhen neve, që të mund të formojmë qeveri të pakicave”.

Më tej në tekstin që po e recenzojmë thuhet se “edhe Mickoski është shprehur në të njëjtën linjë“. Në të vërtetë, Mickoski nuk ishte aspak dakord me komentin e Zaevit. Ai madje e kundërshtoi bindshëm nevojën për bashkim të mundshëm mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, duke u shprehur i vendosur se partia e tij do të jetë fituese në zgjedhjet e 15 korrikut. Kreu i VMRO-DPMNE-së, u shpreh si më poshtë.

“Matematikën nuk e keni mirë. Gjegjësisht vetëm dy operacione i keni mirë këtu. Ata janë shumëzimi dhe mbledhja kur bëhet fjalë për ju personalisht, por kur bëhet fjalë për popullin, ajo është ndarje dhe marrje. Por, matematikën lërjani matematikanëve. Kjo matematikë është e mirë për organizatat komunale të LSDM-së, por pas 15 korrikut VMRO-DPMNE-së nuk do t’i duhen më shumë se 1 ose 2 deputetë nga koalicioni “Mundemi” që të formojë qeveri me legjitimitet të plotë”, tha Hristijan Mickoski.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.