A është i nevojshëm ndryshimi i metodës së funksionimit në Këshillin Gjyqësor?

Foto: pxhere.com

Mandati i anëtarët të Këshillit për shembull në BE sillet prej tre vite në Portugali (anëtarë të zgjedhur), Irlandë dhe Britaninë e Madhe, deri në gjashtë vite në Hungari, Holandë, Rumani dhe Slloveni. Përderisa, në Belgjikë, Kroaci, Danimarkë, Francë, Itali, Letoni, Lituani, Malta dhe Poloni mandati i anëtarëve të këshillit është katër vite, ndërsa anë Bullgari, Sllovaki dhe Spanjë është pesë vite. 

Mandati i anëtarëve të Këshillit për shembull në BE sillet prej tre vite në Portugali (anëtarë të zgjedhur), Irlandë dhe Britaninë e Madhe, deri në gjashtë vite në Hungari, Holandë, Rumani dhe Slloveni. Përderisa, në Belgjikë, Kroaci, Danimarkë, Francë, Itali, Letoni, Lituani, Malta dhe Poloni mandati i anëtarëve të këshillit është katër vite, ndërsa anë Bullgari, Sllovaki dhe Spanjë është pesë vite. 

 

Shkruan: Sashe Dimovski

 

Një prej pyetjeve që parashtrohet për Këshillin gjyqësor është nëse këto trupa duhet të jenë profesional, të përzier ose trupa ad-hoch. Sipas mendimit të Këshillit Konsultativ të gjykatësve evropian, edhe pse shtet duhet të vendosin nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor duhet të jenë anëtarët me gjysmë kohë punë ose punë me gjysmë orar, gjegjësisht gjysmën e kohës punues duhet ta kenë duke kryer funksionin e vet si gjykatës dhe/ose profesioni tjetër anëtarë. Është theksuar se puna me gjysmë orar do të thotë edhe punë më efekti dhe mbrojtje më e mirë e pavarësisë në gjyqësor. Nga ana tjerë, ekziston edhe nevoja në veçanti gjykatësit që janë anëtarë në Këshillin Gjyqësor nuk largohen shumë prej punës së tyre si gjykatës, ashtu aq sa është e mundur, duhet të rruhet kontakti me praktikën dhe me gjyqësorin. Për këtë propozohet mandati i anëtarëve kë Këshillin Gjyqësor duhet të jetë i kufizuar në numër dhe në kohë.

 

PËRVOJAT EVROPIANE

Vetëm në disa shtet – anëtare të BE-së edhe atë Bullgaria, Franca, Italia, Holanda dhe Rumani, anëtarët në Këshill punojnë me orar të përgjysmuar. Në disa shtete me koha me orar të plotë pune anëtarësimi është i caktuar në trupat ekzekutiv të Këshillit. Për shembull, drejtori i përgjithshëm në Danimarkë, kryetari i Këshillit në Sllovaki, anëtarët e Zyrës në Belgjik, anëtarët e Këshillit ekzistues në Spanjë, me çka në Spanjë gjysma e anëtarëve janë me orar të plotë si anëtarë të Këshillit, përderisa gjysma tjetër e anëtarëve janë me orar të plotë në Këshill. Në Portugali, vetëm një anëtar i Këshillit mund të vendos nëse do të jetë me gjysmë orar si anëtar i Këshillit ose me gjysmë tjetër të vazhdojë të punojë si gjykatës.

Në pjesën më të madhe të vendeve anëtare të BE, edhe atë Belgjika, Bullgaria, Kroaci, Danimarka, Britania e Madhe, Franca, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Kroacia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Polonia, mandati i anëtarëve mund të rinovohet një herë, ndërsa në disa vende (për shembull Italia) një rinovim i tillë nuk mund të jetë i njëpasnjëshëm. Në Hungari, Rumani dhe Spanjë rinovimi nuk është i mundshëm.

 

MANDAT I TEJZGJATUR? 

Në Republikën e Maqedonisë anëtarët e Këshillit Gjyqësor zgjidhen dhe janë me orar të plotë në periudhë prej gjashtë vitesh dhe mund të zgjidhen vetëm edhe një mandat. Instituti për të drejtat e njeriut, në analizën kushtuar mandatit të anëtarëve të Këshillit gjyqësor, konstaton se “kjo vendos Këshillin Gjyqësor të RM-së në listën e këshillave me mandat më të gjatë të mundshëm të anëtarëve në Evropë” 

Funksioni si gjykatës, i anëtarëve të cilët janë zgjedhur nga ana e gjykatësve, ju pushon. Pas përfundimit të mandatit si anëtar i Këshillit Gjyqësor ato përsëri mund të kthehen në gjykatë atje ku e kanë kryer funksionin e vet më parë. Sa ju përket anëtarëve të Këshillit gjyqësor të cilët nuk janë gjykatës, Ligji parasheh që ato të zgjidhen nga radhët e profesorëve universitar të së drejtës, avokatë si edhe të gjithë avokatët e tjerë të shquar. 

Përsëri, kjo në praktik nuk realizohet tërësisht sepse deri më tani si anëtar nuk është zgjedhur asnjë prej profesorëve të së drejtës, as prej avokatëve. Në praktik të gjithë anëtarët janë avokatë të shquar të cilët më parë kanë qenë zyrtarë të karrierë në administratën publike, ndërsa disa prej tyre janë gjykatës (në mënyrë identike si edhe anëtarët të cilët janë zgjedhur edhe nga vet gjykatësit).  

Kjo prish baraspeshën profesionale dhe nivelin e lartë të kompetencës së paraparë me ligj – konstaton Instituti për të drejtat e njeriu në analizë. 

Sipas tyre, kjo çështje sa është efikase dhe sa është efikase puna e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor duke kryer funksionin e vet me orar të përgjysmuar?! Me mandatin prej gjashtë vitesh me mundës për rizgjedhje, mund të largohen prej funksionit të gjykatësit edhe 12 vite. Një mandat i tillë, përveç vështirësive praktike gjatë kthimit në funksionin e gjykatësit, pamundëson edhe vlerësimin e tyre, gjë që është kusht për avancim të mëtutjeshëm në karrierë.

Zgjedhja e deritanishme e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga ana e Kuvendit të cilët janë gjykatë, ndërsa numërohen në kategorinë e “avokatëve të shquar”, nuk janë sipas propozimet të Këshillit Konsultativ të gjykatësve evropian. Me ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor prej dhjetorit të vitit 2017, kufizohet mundësia që një anëtar i Këshillit nga radhët e avokatëve të shquar të mos mund të zgjidhet gjykatës.

 

Rishikim të ndryshimeve ligjore në Ligjin për Këshillin Gjyqësor prej vitit 2006 e deri më tani, përfshirë edhe atë të fundit, maj 2018, të cilët akoma nuk i kanë zgjidhur të gjithë pyetjet rreth të cilave opinioni diskutonte. 

 

Ligji për Këshillin gjyqësor në Republikën e Maqedonisë”  “Gazeta zyrtare” nr. 60 (15.05.2006)
Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin gjyqësor në Republikën e MaqedonisëGazeta zyrtare” nr.150(18.11.2010)
Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin Gjyqësor në Republikën e MaqedonisëGazeta zyrtare” nr.100 (25.07.2011)
Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin Gjyqësor në Republikën e MaqedonisëGazeta zyrtare” nr.120(12.02.2015)
Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin Gjyqësor në Republikën e MaqedonisëGazeta zyrtare” nr. 61(17.04.2015)
Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin Gjyqësor në Republikën e MaqedonisëGazeta zyrtare” nr. 197(29.12.2017)

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .

Your email address will not be published.