Afrika e Jugut e para raportoi për llojin Omicron në OBSH

Рo recenzojmë një  postim në Facebook, në të cilin insinuohet se fakti që Republika e Afrikës së Jugut u ka kërkuar prodhuesve të vaksinave Pfizer dhe Johnson & Johnson që të mos vazhdojnë me furnizimin me doza të reja të vaksinave në atë vend është arsyeja e shfaqjes së llojit Omicron, i cili mendohet se është më ngjitës, ndërkohë që ende nuk dihet nëse shkakton një pasqyrë klinike më të rëndë te pacientët që janë infektuar me atë, shkruan Vërtetmatës.

Afrika e Jugut. Postim në 24 nëntor të vitit 2021. Kërkohet ndërprerja e furnizimit me vaksina të Pfizer dhe Johnson&Johnson. Pastaj befas shfaqet lloji Omicron. Si paralojë për fillimin e luftës. Propagandë terroriste psikologjike në maksimum. Nuk ju shkon çdo gjë sipas planit, sepse mendonin që jemi të retarduar, po ja, nuk qenkemi, shkruan në postimin që po e recenzojmë.

Por, Afrika e Jugut nuk u kërkoi prodhuesve të vaksinave të ndërprejnë furnizimin me vaksina, por të shtynin atë. Arsyeja për këtë kërkesë është se në këtë vend ka një numër të mjaftueshëm vaksinash të cilat ende nuk janë përdorur. Në Afrikën e Jugut, 35 përqind e popullsisë është e vaksinuar me dy doza të vaksinës, një shkallë më e lartë kjo se në shumicën e vendeve afrikane, por gjysma e objektivit të vendosur nga qeveria e që duhej të arrihet deri në fund të vitit. Deri në fund të vitit ka edhe një muaj, ndërkohë që ka edhe shumë vaksina të mbetura. Prandaj, nga prodhuesit kërkohet që të mos dërgojnë doza të tjera derisa të shfrytëzohen ato që ndodhen në frigoriferë.

Për momentin kemi rezerva për 158 ditë prandaj kërkuam që të shtyhet furnizimi me doza të reja, deklaroi për Reuters zëdhënësi i Ministrisë së shëndetësisë duke mos precizuar se kur do realizohen furnizimet e radhës.

Stavros Nicolaou, drejtori ekzekutiv i Aspen Pharmaker, një kompani që paketon 25 milionë doza të vaksinave Johnson & Johnson për Afrikën e Jugutthotë se pjesa më e madhe e këtyre vaksinave të dedikuara për Afrikën e Jugut, tani do të dërgohen në shtete të tjera të kontinentit.

Ndërsa zëdhënësi i Pfizer ka deklaruar:

Do u përshtatemi të gjitha kërkesave individuale të vendeve, ndërkohë që do vazhdojmë t’i plotësojmë të gjitha detyrimet tona ndaj Afrikës së Jugut.

Është krejtësisht e gabuar të insinuohet se kompanitë farmaceutike Pfizer ose Johnson & Johnson kanë ndonjë lidhje me llojin Omicron dhe se ky lloj u shfaq sepse Afrika e Jugut kërkoi që të mos dërgoheshin më doza të reja nga prodhuesit në këtë vend derisa të mbaronin ato të vjetrat.

Pse?

Sepse lloji Omicron nuk u zbulua nga Pfizer, as nga Johnson & Johnson, dhe as nga ndonjë vend i Evropës Perëndimore apo Amerikane, por nga vetë Afrika e Jugut!

Afrika e Jugut është vendi i parë në botë që informoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për shfaqjen e një lloji të ri, specifik, mutacioni i proteinave spike të të cilit është më shumë se 30 herë më i madh, ndërsa rastet e para të të infektuarve me Omicron për herë të parë u shfaqën në fillim të nëntorit në ordinancën e një mjekeje nga Afrika e Jugut me simptoma të pazakonta, ndër të cilat, më dominante ishin debulesa, dhimbja e kokës dhe dhimbjet e muskujve.

Presidenti i Republikës Jugoafrikane Kiril Ramafosa shprehu zhgënjimin e tij të thellë, sepse shumë vende të botës mbyllën trafikun ajror drejt Afrikës së Jugut ose filluan të vendosin kufizime, duke e izoluar këtë vend si masë parandaluese për të luftuar të panjohurën, llojin Omikron.

Vetë ОBSH-ja në faqen e saj zyrtare shkruan se Afrika e Jugut ka njoftuar për llojin
Omicron të koronavirusit në 24 nëntor të vitit 2021.
 Kështu, është e pamundur që ndonjë fuqi perëndimore, pra kompani farmaqeutike të jenë përgjegjëse për shfaqjen e tij si përgjigje ndaj faktit që Afrika e Jugut e ka shtyrë furnizimin me vaksinat e Pfizer dhe Johnson&Johnson, siç pretendohet në mënyrë të rreme në postimin që po e recenzojmë.

Për këto arsye postimin e vlerësojmë si të pavërtetë.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.