5 G në Maqedoni: Bletët asgjesohen edhe në Bekirlija ku nuk ka as sinjal telefonik

%G në Maqedoni Foto: АKE

Mediumi prestigjioz BBC me 5 prill lidhjen në mes rrjetit 5G dhe virusit korona e quan tërësisht çmenduri. Edhe një mori mediumesh tjera përmbajnë qëndrimet që frika e ndikimit negativ të teknologjisë 5G është i pabazë. 

Ju kujtohet “Toka e mjaltit”? Filmi dokumentar i Tamara Kotevskës dhe Ljubomir Stefanovit për kujdestaren e bletëve Atixhe Muratova? Para dy muajve vendi jonë ishte krenar për suksesin e këtij filmi, me rreth 40 çmime në të gjithë botën dhe dy nominime për çmimin prestigjioz “Oskar”..

Gjithësesi që nuk e keni harruar këtë film aq shpejtë. Në njërën prej skenave më prekëse, që u bë edhe motoja e filmit, është mënyra e Atixhes në mbledhjen e mjaltit prej “bletëve të saja”. Gjysmë për mua, gjysmën për bletët! Kjo është baraspeshë ekologjike do të prishet kur në fshatin Bekirlija, në Ovçepole, kur do të vijë familja shumë anëtarshe e Husein Sam. Ai e “vjedh” aktivitetin e Atixhes dhe fillon të mbledh mjaltë nga bletët, por problem krijohet kur dëshiron të merr më shumë se gjysma. Më tej, kur merr gjithçka, ndodh më e keqja dhe te kosheret e bletëve tij edhe të Atixhes: mijëra bletë ngordhin…

Kjo hyrje pak më e gjatë është inspiruar nga fotografia e cila qëndron në peticionin që periudhën e fundit rrotullohet në internet kundër instalimit të rrjetit 5G në Maqedoni.

Në rastin e parë, shumë bukur të përshkruar në “Tokën e mjaltit”, bëhet fjalë për ambicie njerëzore. Në rastin e dytë, a bëhet fjalë për teori konspirative, ose nëse me të vërtetë rrjeti telekomunikues 5G është i dëmshëm për shëndetit e njerëzve dhe botën e gjallë përreth?

Sipas të gjithë informacioneve të qasshme, asnjë kompanie telekomunikuese në botë nuk ka prezantuar studim relevant në të cilën padyshim do të shihet se teknologjia 5G në asnjë mënyrë nuk rrezikon shëndetin e njerëzve dhe nuk ka asnjë pasojë negative në botën shtazore dhe bimore. Përkundrazi, ka një numër të madh shembujsh dhe faktesh për pasojat negative në shëndetin e njerëzve dhe rrezikun për shtazët dhe bimët. Jemi dëshmitar të murtajës ditore të bletëve, shpendëve, gjithkund në botë, njerëzit flasin për sëmundje të rënda aty tashmë është instaluar dhe është vënë në funksion teknologjia 5G. Të vetëdijesohemi sa kemi kohë akoma. Të mos lejojmë të na gënjejë me përfitime te instalimit të 5G…, thuhet, mes tjerash, në peticion. 

Por, a janë të qasshme informacionet që e vërtetojnë pikërisht këtë, ndërsa në ditët e fundit ndërlidhet edhe instalimi i rrjetit 5G me paraqitjen dhe shpërndarjen e virusit korona? Përkundrazi.

Mediumi prestigjioz BBC me 5 prill mundësinë e ndërlidhjes së rrjetit 5G dhe virusit korona – si shkak në ndezjen e disa shtyllave të instaluara në Birmingham dhe Merseyside – i quajti çmenduri.

 Simon Clark, eksperti i lartë mjekësorë në Mbretërinë e Bashkuar, për idenë aë 5G dobëson imunitetin e njerëzve thotë se është i pabazë.

Sistemi i juaj imunitar mund të jetë nën ndikimin e shumë faktorëve – me çka ju do të ishim më të lodhur, nëse nuk keni një diet të mirë. Këto luhatje nuk janë të mëdha, por mund të ju bëjnë më të ndjeshëm në kapjen e virusit, thotë dr. Clark. 

Edhe një serë mediumesh prestigjioze janë të qëndrimit se frika e ndikimi negativ të teknologjisë 5G është e pabazë. Raportet e tyre mund t’i lexoni këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu. Bëhet fjalë për raporte të disa vendeve në Evropë dhe në botë.

Te ne, Agjencia për Komunikim Elektronik (AKE) që në fund të vitit të kaluar publikoi raport të ekspertëve rreth ndikim të mundshëm negativ të rrjetit 5G mbi shëndetin e njerëzve dhe rrethinës. Analizat e AKE-së kanë treguar se nuk ka hapësirë për shqetësim.

Çdo e re teknologjike, me rregull, sa ka mbështetës, aq edhe lindin konspiracione të ndryshme për mundësinë e dëmit.

Të përsërisim e të rikujtojmë “Tokën e mjaltit”. Atixhe mbledh mjaltë në mënyrë të vjetër, do të thoshim me teknologji antike. Në një moment të filmit – për disa, edhe momenti më i prekshëm – ajo është e lumtur kur antena e radios primitive të saj kap sinjal afër shtëpisë. Në fshatin e saj të varfër Bekirlija sinjal i telefonit kap vetëm nëse ngjitesh në majë të kodrës, deri atje duhet më së paku 30 minuta.

Ecja është e shëndetshme, në veçanti në natyrë të pastër, por për çdo rast, edhe përparimet në teknologji, jo githmonë janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. 

Shkruan: Stojan Sinadinov 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.