40 persona në 2 automobila, rekord i ri në Librin e Ginisit

04242015-Dnevnik-Goscince-crop-resize

[Recension: Sulmuesit e Goshincës kanë ardhur me automobila nga Kosova dhe kanë ikur atje]

 

Madje tre herë në tekstin që e recensojmë, nga ana e autoriteteve kosovare, nuk është konfirmuar lajmi, i cili më 21 prill i shqetësoi qytetarët e Republikës së Maqedonisë, se rreth 40 persona me uniforma të UÇK-së e kanë sulmuar karakollin kufitar në afërsi të fshatit Goshincë, në vijën kufitare me Kosovën.

Njëherë në komunikatën e parë të policisë kosovare, herën e dytë në deklaratën e zëdhënëses së MPB-së së Kosovës dhe herën e tretë, drejtëpërdrejtë edhe gazetarit të medies dhe autorit të përmbajtjes që e recensojmë.

Pse e recensojmë atë? Për shkak se përveç këtyre kontradiktave që nuk janë qartësuar, në këtë informatë ka një risi mjaft të çuditshme – se 40 persona me uniforma të UÇK-së deri te karakolli kanë ardhur nga ana kosovare me – dy automobila (?!?). Katërdhjetë veta me dy automobila.

Duhet menjëherë të themi se ky nuk është pohim i gazetarit, por ai e transmeton deklaratën e zëdhënësit të MPB-së së Maqedonisë. Ajo që çudit është se si mund që një deklaratë e tillë – 40 veta me dy automobila, të kalojë pa asnjë nënpyetje, pa e zgjuar kërshërinë e gazetarit ose të gazetarëve nëse ajo është thënë para shumë njerëzv. Për shkak se është theksuar se kjo është thënë në deklaratë për medien.

04242015-Dnevnik-GoscinceLinku deri te artikulli origjinal: Sulmuesit e Goshincës kanë ardhur me automobila nga Kosova dhe kanë ikur atje

Data dhe koha e publikimit: 22.04.2015, 18:26

Data e recensionit: 24.04.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

I njëjti zëdhënës, një ditë më parë, më 21 prill, kur në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur sulmi, njoftoi se “një grup i madh prej 40 personash të armatosur… e sulmuan karakollin në Goshincë.” (“Një grup i aramatosur nga Kosova e sulmoi karakollin në Goshincë“).

Në paragrafin e fundit të nenit 1 të Kodit të gazetarëve shkruan se:

Saktësia e informatës duhet të verifikohet sa më shumë që është e mundur.

Për fat të keq, është lëshuar mundësia që verifikimi i informatës kontradiktore “40 veta në dy automobila” të bëhet menjëherë, posa e ka dhënë informatën zëdhënësi. Veprimet e tilla bëhen kur nuk është e zhvilluar ndjenja për njohjen e fakteve të çuditshme, kontradiktore, kur nuk është e zhvilluar sa duhet kërshëria.

Ajo që është e mirë në këtë informatë është ajo se është shfrytëzuar takimi me zëdhënësin e policisë që të verifikohen informatat që u paraqitën në disa media, të cilat iu referuan burimeve nga MPB-ja (?!?), se janë identifikuar madje katër veta nga grupi prej 40 personash që e ka kryer sulmin ndaj karakollit.

Zëdhëni deklaroi se deri në atë moment nuk mund të thuhet se janë identifikuar sulmuesit. Këtë e konfirmoi edhe njëri nga të dyshuarit, tashmë pa bazë, se ka qenë njëri nga sulmuesit e karakollit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.