Zoran Stravreski
JETA PRIVATE
Zoran Stavreski ka lindur me 29 nëntor të vitit 1964 në Ohër. I martuar dhe baba i një fëmije. Ai është nun i dasmës së Nikolla dhe Borkica Gruevksi, gjegjësisht nun i martesës së dytë të kryeministrit shumëvjeçar dhe kryetarit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevskit.
ARSIMIMI
Magjistër i shkencave Ekonomike me temë: Zgjedhje e strategjisë optimale monetare dhe instrumentet – Rasti i Republikës së Maqedonisë; Universiteti “Shën Kiril dhe Metodij”, Fakulteti Ekonomik, Shkup, 1997 Ekonomist i diplomuar , 1987; Universitetit “Shën Kiril dhe Metodij”, Fakulteti Ekonomik, Shkup. Zotëron gjuhën angleze.
KARRIERA
Banka botërore shkurt 2006 – gusht 2006 – Ekonomist udhëheqës për politika zhvilluese – Departamenti për Poltika Operacionale dhe shërbime të vendeve anëtare (Operation Policy and Country services). Anëtar i bordit editorial dhe autor i një teksti në librin – Mbështetja Buxhetore
Banka Botërore shtator 2005 – Këshillues – Departamenti për Politika Operuese dhe shërbime për vendet anëtare (OPCS)
Banka Botërore mars-gusht 2005 – Këshillues – Departamenti për Evropën dhe Azinë Qendrore për zvogëlim të varfërisë dhe menaxhmentit ekonomik. Hetimet për shpenzime publike në Evropën Juglindore (Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri).
Banka Botërore 2001 – 2004 – Këshilltar i drejtorisë Ekzekutive në konstituencën e Holandës për Republikën e Maqedonisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Këshilltar i ekipeve në Bankën Botërore dhe Korporatën e Financimit Ndërkombëtar (IFC) të 25 vendeve të Afrikës frankofone. Komunikimi i ekipeve për projektet dhe pyetjeve me interes.
Banka Popullore në Republikën e Maqedonisë 1997 – 2000 – Drejtor i Drejtorisë për hetim dhe anëtarësim në ekipin ndërmjetësues në Bankën Qendrore për bisedime me Fondin Ndërkombëtar Monetar dhe Bankën Botërore.
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë 1993 – 1997 – Hulumtues në Drejtorinë për hulumtim dhe anëtarësim në ekipin operues në Bankën Qendrore për bisedime me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore AD
Automakedonija 1990 – 1993 – Komercialist – Sektori për import dhe eksport
KARRIERA POLITIKE
Prej korrikut të vitit 2006 deri në 14 qershor të vitit 2016 Ministër i Financave dhe zëvendës kryeministër i qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje ekonomike.
Me 14 korrik të vitit 2016 dha dorëheqje të parevokueshme në të dy funksionet, për arsye shëndetësore.
Prej gushtit të vitit 2006 është Ministër i Financave. Në suaza të kësaj pozite ka qenë edhe koordinator i ministrive në fushën e ekonomisë.
Koordinator strategjik në dy komponente të instrumenteve IPA si ndihmë nga Komisioni Evropian; zhvillimi rajonal dhe zhvillimi burimeve njerëzore
Përfaqësues i takimeve vjetore në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar për vitin 2008.
Nga qershori i vitit 2000 deri në mars të vitit 2001 ka qenë sekretar në Ministrinë e Financave dhe anëtar i ekipit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë për bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Bombat
Zoran Stavrevski ka qenë shpesh i pranishëm në bisedat e përgjuara. Emri dhe zëri i tij dëgjohet në shumë biseda në “bombat” e publikuara prej ku kuptojmë për harxhime të paplanifikuara dhe të pavend të mjeteve buxhetore, si dhe borxhin enorm të Maqedonisë sipas urdhrit të funksionarëve të lartë shtetëror. PSP nuk ka ngritur akuza kundër Zoran Stavrevskit.
BURIME
Prizma: Zoran Stavrevski: Ministër dhe nun të cilit iu dogj “qesja” shtetërore (16 mars 2015)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari