Zoran Stavreski: 550 milionë euro investime të huaja

Në Republikën e Maqedonisë, në periudhë katërvjeçare, në formë të investimeve të huaja kanë hyrë një miliardë e 550 milionë euro. Kjo shumë është dyfish më e madhe se të hyrat e përgjithshme të kësaj forme në periudhën prej vitit 1990 deri në vitin 2005. [Data: 02.12.2012 | Burimi: Press 24]

Komenti:

Sipas të dhënave nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, shuma e përgjithshme e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2011 ka qenë 1 miliardë e 547,7 milionë euro, ose po të llogaritet në dollarë amerikanë, 2 miliardë e 157,5 milionë dollarë. Sipas kësaj, kjo pjesë e deklaratës së ministrit Stavreski mund të konsiderohet si e saktë.

Sa për krahasim, shuma e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në periudhën prej vitit 1994 deri në vitin2005 (nuk ka të dhëna për periudhën 1990-1993) është  1 miliardë e 647,3 milionë dollarë. Në krahasim me periudhën që u përmend më lartë (1647,3 kundrejt 2157,5 milionë dollarëve), është e qartë se nuk bëhet fjalë për shumë dy herë më të madhe të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, siç deklaron ministri. Sipas kësaj, kjo pjesë e deklaratës konsiderohet jo e saktë. Në përgjithësi, mund të konstatohet se deklarata e ministrit Zoran Stavreski është pjesërisht e vërtetë.

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.