Zhernovski: Pikërisht Gruevski ka porositur shuplaka!

Zhernovski pas shtyrjes së seancës (03.05.2017) për rastin "Shuplakat në Komunën Qendër". Foto": Printscreen

 

 

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski pas shtyrjes së seancës për rastin “Shuplaka të porositura në Komunën Qendër”, në të cilën i akuzuari i parë është lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, mes tjerash, tha:

 Nuk është e vërtetë ajo që tha në publike se asnjëherë nuk ka urdhëruar dhunë (Gruevski). Shpresojë se drejtësia do të fitojë dhe do të gjykohet edhe ai edhe të gjithë ata të cilët i kanë ndihmuar në këto vepra të këqija pa sanksionim të dhunës nuk ka dalje nga kriza në të cilën gjendemi…

[BurimiPlusinfo, Data: 03.05.2017]

 

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e kryetarit Andrej Zhernovski, në të cilën thotë se nuk janë të vërteta pretendimet e ish kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski se asnjëherë nuk ka porositur dhunë, është e vërtetë.

Rasti për dhunën në Komunë Qendër në vitin 2013 (shuplakat e porositura për Zhernovskin), e ngriti Prokuroria Speciale Publike (PSP) mbi bazë të incizimeve nga bisedat e përgjuara të cilat në vitin 2015 i zbardhi opozita.

Në një prej “bombave” e cila ka të bëj me protestat “spontane” para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 për ndërtimin e kishës në qendër të Shkupit, siç publikoi LSDM, Gruevski nga ministri i atëhershëm për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski kërkoi që të organizojë incident në të cilin Zhernovski do të goditet me disa shuplaka. Kjo dëgjohet shumë mirë në një prej bisedave (prej 14 deri ne minutën e 14,26 të videos) të treguar në bombën e 23-të:

NG: Do të hyjë në Kushtetutë ajo?
МЈ: Një qind për qind…E tani….

NG: a para kamerave…të hyjnë qytetarët dhe një prej qytetarëve të vij dhe t’i jep  tre- katër shuplaka, të forta, dhe të dal
МЈ: Mund që të rregullohet një skenar mendoj, planifikova që këto tanët të dalin të protestojnë

NG: Por mos e bisedo këtë me askënd
МЈ:  Jo, mirë
NG: Pasi nëse dëgjohet, kot, do të dihet dhe do të pengohet
МЈ: Do me thënë krejt, njëjtë si mali xhokica mendon diçka dhe merr vendime, dhe shkruan çka do në vendimin
NG: Përgatite Martinin dhe Sulen që të bëhen gati që nesër të godasim.
МЈ: Mirë, i kam materialet…
NG: Të premten do të mblidhemi 2,000 veta para Qendrës, një pjesë do të hyjë brenda, sepse kanë të drejtë që qytetarët të hyjnë dhe të mendojë të ngrihet njëri dhe njëri tre katër shuplaka të forta t’ia jep para të gjithëve. Nuk do të mund që t’i ndodh gjë, nuk ka plagosje të rëndë për vepër penale, ka vetëm shkelje.
МЈ: A…Mirë këshilltarët të bëjnë si gjatë buxhetit që veprojnë
NG: Si
МЈ: Këshilltarët tanë të bëjnë njëjtë siç vepruan për buxhetin. Të dalin dhe të thërrasin kundër ligjit, nuk je ti kushtetutë që të vlerësosh, cila kushtetutë je ti që të vlerësosh.
NG: Po, po…do të ja thyejmë seancën
МЈ: Kjo është
NG: Nuk do të mund që të mbajë asnjë seancë
МЈ: Mirë, do të përgatis edhe Martinin…
NG: Por të kemi argumente që të nxisim atmosferën që më pas të ketë arsyetim për atë hap
МЈ: Mirë do t’i përgatis unë do të dëgjohem me Martinin…I kam të gjithë argumentet
NG: Ај
МЈ: Mirupafshim

Po ashtu, të rikujtojmë se Gruevski në periudhën e kaluar shumë herë ka dërguar porosi nxitëse dhe ka thirr popullin që të mbrojë shtetin“Vërtetmatësi” veçse ka shkruar se Gruevski nuk mund që t’i ik përgjegjësisë për incidentin e turpshëm në Kuvend (27 prill 2017) kur penalisht u rrahën më shumë deputet dhe gazetarë.

BURIME:

 

Vlerësoi: Оlivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.