Zgjedhjet- më shumë se 1 milion euro janë harxhuar për vetëm dhjetë ditë!

Në periudhën prej 21 deri më 27 nëntor, politikanët në zgjedhje, vetëm për mitingjet kanë harxhuar 300.000 euro dhe po aq edhe për reklamim mediatik.

Во периодот од 21 до 27 ноември, според првиот Извештај за предизборните трошења на политичките паритии, Транспаренси интернешнал констатира дека од страна на политичките играчи на изборите само за митинзи се потрошени 300.000 евра и уште толку за медиумско рекламирање.

 

Sipas financave të paraqitura, Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, për dhjetë ditët e para të fushatës zgjedhore kanë harxhuar gjashtë herë më shumë para se sa që kanë mbledhur donacione. Kështu, në periudhën e analizuar në llogarinë e partisë janë derdhur 120.838 еuro, ndërsa janë harxhuar 714.819 еuro.

 

Shkruan: Aneta Dodevska

(Analiza ekonomike javore në “Portalb”)

 

Në një periudhë prej dhjetë ditësh, vetëm katër parti politike, BDI-ja, PDSH-ja, VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja kanë harxhuar 1,1 milionë euro për qëllime zgjedhore. Në afatin ligjor, partitë i publikuan raportet e para financiare për paratë e mbledhura dhe të shpenzuara në fushatën zgjedhore. Një pjesë e organizatave joqeveritare, që bëjnë ndjekjen dhe monitorimin e procesit zgjedhor i potencojnë shkeljet e mundshme. Më shumë para gjatë dhjetë ditëve të para të fushatës zgjedhore ka harxhuar VMRO-DPMNE-ja.

 

VETËM PËR MITINGJE DHE REKLAMA JANË HARXHUAR 600.000 EURO

Në periudhën prej 21 deri më 27 nëntor, sipas Raportit të parë të partive politike për shpenzimet zgjedhore, “Transparency international” konstaton se tashmë nga ana e lojtarëve politikë në zgjedhje vetëm për tubime janë harxhuar 300.000 еuro dhe po aq të tjera për reklamim mediatik.

Në gjithsej 43 tubime të mëdha që u organizuan brenda një jave mund të konstatohet se janë harxhuar rreth 300.000 еuro. Për 11 stacione televizive (Kanal 5, Sitel, Telma, Alfa, TV Nova, Alsat M, TV 21, 24 Vesti, Era, Shenja, TV Art) janë harxhuar rreth 325,000 еuro, thuhet në raportin e TI Maqedoni.

Sipas Sllagjana Tasevës, qarkullimi i parave, gjegjësisht transparenca dhe llogaridhënia, që janë të obligueshme me ligj, janë tregues i qëndrimit të një partie ndaj politikave të ardhshme.

 

Fillimi i korrupsionit aspak nuk gjendet në këto procese të zgjedhjeve dhe të financimit të fushatave politike, për shkak se mënyra ose rruga e parave, gjegjësisht burimi i parave që hyjnë në llogaritë partiake dhe që harxhohen për fushata do të jetë tregues për atë se çfarë politike do të udhëhiqet, thotë për Portalb.mk Sllagjana Taseva nga Transparency International.

 

KUSH JANË DONATORËT DHE PËR ÇKA JANË HARXHUAR PARATË?

Për dhjetë ditë Bashkimi Demokratik për Integrim ka harxhuar pothuajse 87 mijë euro, ndërsa në llogarinë partiake si rezultat i donacioneve janë mbledhur 111.882 еuro. Te pjesa e të ardhurave, te BDI-ja gjatë dhjetë ditëve të para janë regjistruar tetëmbëdhjetë donatorë, nga të cilët nëntë janë persona juridikë, gjegjësisht firma, ndërsa nëntë të tjerët janë persona fizikë. Kompania “Golec Trans DOOEL” me pothuajse 30 mijë euro, sa është edhe shuma maksimale e lejuar për donacion nga personat juridikë. Ka dhuruar më shumë para gjatë dhjetë ditëve të para të fushatës zgjedhore për partinë e Ali Ahmetit. Gjithsej, gjatë kësaj periudhe, BDI-ja ka harxhuar 75.000 еuro më pak se sa që ka mbledhur donacione. Pjesa më e madhe a parave, ose 76.600 еuro janë harxhuar për reklamë dhe propagandë.

Sipas financave të paraqitura, Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, për dhjetë ditët e para të fushatës zgjedhore kanë harxhuar gjashtë herë më shumë para se sa që kanë mbledhur donacione. Kështu, në periudhën e analizuar në llogarinë e partisë janë derdhur 120.838 еuro, ndërsa janë harxhuar 714.819 еuro. Sa i përket të ardhurave, paratë janë siguruar nga 427 donatorë. Në mesin e tyre, ka funksionarë aktualë dhe të mëparshëm të partisë: ministrja Мarta Arsovska Tomovska, drejtori i Drejtorisë për çështje hidrometeorologjike, Viktor Mizo, drejtor i Drejtorisë për ZZHTI, Zharko Karaxhoski, drejtori i Pyjeve të Maqedonisë, pastaj, Dime Spasov, Silvana Boneva, Vlladimir Taleski, Emil Dimitriev dhe të tjerë. Nga të gjitha paratë e harxhuara, 461.000 еuro janë përdorur për reklama dhe propagandë.

Sipas raportit të parë financiar për fushatën zgjedhore, më shumë para nga donacionet ka mbledhur LSDM-ja dhe Koalicioni i udhëhequr nga kjo parti. Kështu, gjatë dhjetë muajve të parë, në llogarinë partiake janë derdhur 155.788 еuro si rezultat i donacioneve dhe 379.539 еuro të tjera nga anëtarësia, ose gjithsej 535.327 еuro. Nga ana tjetër janë harxhuar 320.000 еuro. Për reklama dhe propagandë opozita e bashkuar ka harxhuar 155.700 еuro. Shumën më të madhe në vlerë prej 184.350 denarëve i ka dhuruar Betiane Kitev, Renata Deskoska ka dhuruar 180.000 denarë, ndërsa Radmilla Shekerinska, 120.000 denarë.

Sipas raportit financiar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2016, Partia Demokratike Shqiptare nëpërmjet donacioneve ka siguruar pothuajse 10 mijë euro. Donatori më i madh është kryetari i partisë, Menduh Thaçi me 2.800 euro, e njëkohësisht ai është lideri i vetëm që ka dhuruar para për fushatën zgjedhore. Në periudhë prej dhjetë ditësh, PDSH-ja ka harxhuar pothuajse 7.000 еuro.

 

DËNIME TË MËDHA PËR ATA QË NUK RAPORTOJNË HARXHIMET

Përndryshe, partia e cila nuk do ta paraqesë burimin e financimit, gjegjësisht organizatorin, sipas dispozitave ligjore do të ballafaqohet edhe me dënim me burg, shkruan Portalb.mk. Kështu, sipas nenit 165-а të Kodit Penal:

Organizatori i fushatës zgjedhore i cili me mosparaqitjen e burimit të financave të fushatës zgjedhore, me pengimin e mbikëqyrjes mbi shpenzimin e mjeteve të planifikuara, me mosparaqitjen e raportit financiar për mjetet e shpenzuara, me tejkalimin e përkufizimeve ligjore të mjeteve të lejuara për fushatën zgjedhore, me shfrytëzimin e mjeteve të palejuara për fushatën zgjedhore, me pagesa në kundërshtim me fushatën për financimin e fushatës ose në mënyrë tjetër e keqpërdor autorizimin e vet të përcaktuar me ligj si organizator i fushatës, do të dënohet me burg së paku pesë vjet.

Sipas monitorimit të një pjese të sektorit të joqeveritar, financimi i partive politike u shoqërua me një sërë shkeljesh edhe në ciklet e mëparshme zgjedhore.

Kishte edhe raste kur persona gjendeshin në listë e donatorëve, mirëpo thoshin se ata nuk kanë dhuruar fare mjete financiare. Një pjesë e llogarive të partive në fund të procesit zgjedhor nuk ishin në përputhje me rregullativën ligjore, gjegjësisht një pjesë e parave nuk kishin mbulesë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.