Zërnovca me shesh të ri

Projekt: Ndërtimi dhe rregullimi i sheshit në f. Zërnovcë

Përshkrimi i projektit: Nevoja për hapësirë publike për mbajtjen e ngjarjeve publike do të përmbushet me ndërtimin e sheshit në fshatin Zërnovc. Mjetet: 1.000.000,00 denarë. Burim i financimit: Buxheti i RM-së. Afati i realizimit: 2014-2017 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e sheshit në f. Zërnovcë është premtim i realizuar i kryetarit të komunës së Zërnovcit, Bllazhe Stankov. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale 2013-2017 “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Zërnovc më të mirë!” (faqe 34). 

Me 10.01.2014, Kanal 8 informoi se Zërnovci për pesë muaj do të bëhet me shesh të ri.

Janë kompletuar marrëveshjet për ndërtimin e sheshit në fshatin Zërnovci. I njëjti gjendet në rrugën “General Apostollski”. Pjesa me e madhe e tij do të ndërtohet me pllaka begatoni. Është planifikuar që të ndërtohet shatërvan dhe piedestal për statujë. 

Me 23.01.2014 mediumet informuan se ka filluar ndërtimi i sheshit të ri në Zërnovci.

 Në Zërnovci filloi ndërtimi i sheshit të ri i cili u ndërtua me mjete nga Agjencia për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe do të shtrihet me sipërfaqe prej 1.650 metra katrorë. Vetëqeverisja lokale e Komunës Zërnovc filloi me realizimin e aktivitete e planifikuar për ndërtimin e sheshit, që do të shtrihet në sipërfaqe prej 1.650 metra dhe do ta shfrytëzojnë qytetarët e Zërnovcit. Zgjidhja urban është një mundësi për takim të qytetarëve si dhe realizimin e më shumë aktiviteteve kulturore-artistike dhe mbledhjeve, transmetoi RTM.  

Me 10.11.2014, Kanal 8, duke transmetuar informacionin se në Zërnovci është shenjtëruar përmendorja e Shën Dimitirjas, nga komuna përmendën që kisha e martirit Shën Dimitrija gjendet në sheshin e Zërnovcit.

 Përndryshe Komuna së fundmi u bë edhe me shesh. Është ndërtuar me mjete nga Agjencia për mbështetej të bujqësisë dhe zhvillimit rural me vlerë prej 6 milion denarë dhe gjendet në qendër të Zërnovcit. Njerëzit do ta shfrytëzojnë për takime dhe organizmin e manifestimeve të ndryshme. 

Kryetari i komunës së Zërnovcit, Bllazhe Stankov, me 27.08.2017, dha llogari (faqe 14) për atë që është punuar në mandatin 2013-2017, në të cilin si projekt të realizuar përmendi edhe ndërtimin e sheshit.

… Ndërtuam dhe rregulluam sheshin në fshatin Zërnovci, me ndërtimin e këtij sheshi kënaqëm nevojat për  hapësirë publike për mbajtjen e ngjarjeve publike, deklaroi Stankov. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të përfundohet se premtimi i Stankov për ndërtimin e sheshit në Zërnovci, është realizuar. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *