Zaev nuk mund të zgjedh opozitën

Foto: Screenshot i fotos së qeverisë së RMV

 

Kryeminisri Zoran Zaev pas bisedave me liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Miskoski, dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente:

Një opozitë e tillë, e cila nuk ka mbajtur qëndrimet e veta, ndërsa është dashur të formojë qëndrime, me një sjelle ashtu siç është, absolutisht ne nuk pranojmë që të propozojnë prokurorin publik në Republikën e Maqedonisë Veriore”, tha Zaev. 

Ai shtoi se ka qenë premtim i tyre zgjedhor, duke shpresuar se do të ketë opozitë “të denjë dhe konstruktive”, që të mund të bëhet propozues i autorizuar i prokurorit publik. 

[ Burimi: REL – Zaev – Një opozitë e tillë nuk mund… data, 10.03.2019]

 

ARSYETIM:

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me 10.03.2019, dha deklaratë në pyetjen nëse ka biseduar edhe për kërkesën e opozitës që të emërojë prokuror shtetëror publik, por hodhi poshtë idenë me arsyetimin i cili është jokonsekuent në raport me premtimet politike të LSDM-së.

Më saktë, në fushatën parazgjedhore të vitit 2016, të ballafaquar me krizën e rëndë politike në vend, e cila në pjesën më të mirë ishte nxitutur aktivitet të ulët dhe joefikasitet në Prokurorinë Publike në marrdhënie me veprat penale të ngritura edhe nga opozita, por para së gjithash edhe për shkak të mungesës së aktivitetit në raport me materialet e incizuara në mënyrë jolegale të njohura si “bomba” , të publikuara nga opozita e atëhershme, LSDM në programin e tyre zgjedhor kishte premtim konkrete:

Të bëjmë reforma serioze edhe në Prokurorinë Publike. Ministri i drejtësisl nuk do të jetë anëtarë i Këshillit të Prokurorëve Publikë. Bazat për përgjegjësi të prokurorëve publik do të jenë të specifikuara saktë dhe të vërtetuara me Ligjin për prokurorë publik, që të mund të pengohet puna jo e përgjegjshme, joprofesionale dhe e partizuar e prokurorëve publik. Do të specifikohen afatet e shkurta për veprimet e ndërmarra pas padive penale të ngritura. 

Dy vite pas formimit së Qeverisë do të mundësojmë që prokurori publik në Republikën e Maqedonisë të zgjidhet me propozim të opozitës. 

Ky premtim është shkruar edhe në fillim të programit Plani për jetë në Maqedoni, në faqe 31/32, në pjesën “Drejtësi për të gjithë” me titullin “Do të formojmë prokurori publike”. 

Dilema qëndron nëse është kjo mënyra më e mirë për zgjedhjen e prokurorit publik shtetëror, por megjithatë është dhënë si premtim parazgjedhor, me qëllim të realizimit të kontrollit të dëshiruar të qeverisë ((checks & balances) edhe nga opozita.

Me deklaratën e Zaev pas takimit të liderëve, në të cilën shpreh dëshirën se kryeministri çfarë opozite kërkon, dhe jo ajo që është zgjedhur me vota, në zgjedhje dhe në kongrese partiake, një deklaratë e tillë mund të vlerësohet edhe si jokonsekuente (dhe jo vetëm) në raport me premtimin, për të cilin po prononcohet edhe opinioni.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.