Xhaferi ka legjitimitet, aktivitetet për qeverinë e re janë në përputhje me Kushtetutën

Petrov - Kushtetutën e kanë shkelur edhe deputetët edhe Ivanovi. Foto: screenshot

 

Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas dhe ish deputeti Todor Petrov, duke folur për iniciativën e marr për heqjen e dispozitave nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale, por edhe për iniciativën për anulimin e zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi në RM, dha dy deklarata në një kontekst të cilat i vlerësojmë si të pavërteta:

Është e vërtetë se vendimi është publikuar, megjithatë ashtu si është publikuar mund të tërhiqet (për zgjedhjen e Talat Xhaferit). Sot parashtrova iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese dhe vlerësojë se përderisa nuk del me anulimin e vendimit për zgjedhje të kryetarit në Kuvend, Talat Xhaferi nuk ka asnjë legjitimitet të prezantohet si Kryetar i Kuvendit…Besojë se zgjedhjet (lokale) do të kryhen me marrëveshje të partive politike deri në fund të vitit. Mes tjerash, sipas bindjes sime personale dhe duke lexuar Kushtetutën, çdo gjë pas 29 janarit (2017), është keqpërdorim i detyrës zyrtare edhe nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë  dhe të deputetëve, për atë se procedura për zgjedhe të qeverisë përfundoi me 29 janar të këtij viti. Gjithçka në lidhje me qeverinë pas asaj date është shkelje flagrante e Kushtetutës…

 

ARSYETIM:

Petrov në një bisedë për TV NOVA të emetuar me 09.05.2017 në lidhje me iniciativat e tij deri te gjykata Kushtetuese e RM-së, dha dy deklarata me thuajse të njëjtin kontekst të cilat i vlerësojmë si ta pavërteta:

Më saktë, Petrov i cili mori iniciativën për anulimin e pjesëve të caktuara të ligjit i cili rregullon materien për zgjedhje të organeve të vetëqeverisjes lokale, thotë se Gjykata Kushtetuese ka të drejtë që të zgjedh këtë çështje, sepse deputetët kanë kryer vepër penale më atë se nuk kanë mundësuar caktimin e zgjedhjeve në kohë dhe me këtë jua kanë marr qytetarëve të drejtën kushtetuese për zgjedhje të pushtetit lokal.

Ai më pas vlerëson se bëhet fjalë për vepër penale dhe se për këtë duhet që të përgjigjen deputetët, për atë se gjithçka çka kërkohet në lidhje me aktivitete për zgjedhje të kësaj qeverie pas 29 janarit të këtij viti ka qenë kundër kushtetutës. Petrov mendon se data kur VMRO-DPMNE kumtoi se nuk ka arritur që të bëj marrëveshje me BDI-në dhe të formojnë shumicë të re parlamentare. Sipas kësaj deklarate Petrov, pasi që është shkelur Kushtetuta, duhet penalisht që të përgjigjet edhe Gjorgje Ivanov edhe të gjithë deputetët e tjerë, përfshirë këtu edhe ata të VMRO-DPMNE-së.

Por, kjo nuk përgjigjet me të vërtetën. Prej kur i është dhënë mandati për përbërjen e qeverisë Nikolla Grievskit, dhe ai nuk arriti të formoj qeverinë, Ivanov thirret në praktikën kushtetuese dhe tha se ka për qëllim që të dorëzoj mandatin liderit të asaj partie ose atij koalicioni të partisë që do t’i dorëzojnë garanci në formë të shkruar se kanë formuar shumicën në Kuvend.

Pas konsultimeve të realizuara, dua që të ju informojë se mandat për përbërjen e qeverisë së re do të merr ajo parti ose ai koalicion i cili do të më informojë se ka siguruar shumicën në Kuvend. Me fjalë të tjera – së pari duhet garanci për shumicën, më pas mandati për përbërjen e qeverisë, ne pajtim me Nenin 90 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. – Gjorgje Ivanov me 02.02.2017

Deri këtu nuk ka asgjë jokushtetuese dhe të paligjshme dhe kjo është vërtetuar edhe nga ekspertët ligjor të vendit dhe ndërkombëtar, dhe nga vet aktorët e skenës politike, sepse askush nuk kundërshtoi këtë qëllim të Ivanovit dhe nuk e vlerësoi si jokushtetues.

Deklarata e dytë e Todor Petrovit, të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë, se Xhaferi, i cili sipas tij ka qenë i zgjedhur ilegalisht dhe jashtë procedurave për kryetar ose “i proklamuar”, nuk ka legjitimit që të prezantohet si Kryetar i Kuvendit të RM-së.

Duke mos kontestuar iniciativën e Petrovit para Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo është e drejta e tij kushtetuese, përsëri, mund që të konstatohet, edhe një herë, se Xhaferi ka të drejtë që të prezantojë dhe që të sillet si kryetar legjitim në Kuvendin e RM-së.

Përndryshe, Xhaferi është zgjedhur nga shumica parlamentare. Zgjedhja e Xhaferit është verifikuar nga organet e Kuvendit, ai ka dhënë edhe betimin, ndërsa vendimi për  zgjedhjen e tij është publikuar në Gazetën zyrtare të RM-së. Edhe vet Trajko Veljanovski ia ka lëshuar kabinetin si ish kryetar dhe prezantues në seancën konstituive deri me 27 prill, ndërsa kryetarët e komunave në emër të Bashkësisë së vetëqeverisjes lokale thërrasin deputetët që të gjejnë zgjedhje ligjore deri të premten e kësaj jave, me çka edhe ata pranojnë legjitimitetin e kryetarit të ri Talat Xhaferi.

Përveç kësaj, ekspertët ligjor për “Dojçe Vele” tashmë kanë sqaruar se nuk ka baza as iniciativa sepse është ndërmarr si akt individual.

Prej këtu, edhe deklaratën e Petrovit, se Xhaferi nuk ka asnjë legjitimitet që të prezantohet si kryetar përderisa Gjykata nuk ka vendosur për iniciativën e tij, e vlerësojmë si të pavërtetë. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.