Vonon ndërtimi i shkollës fillore në lagjen e Prilepit “Stoçen Pazar”

 

Shkolla e re në lagjen Stoçen Pazar

Do të ndërtojmë shkollë fillore në SHMK “Rampo Levkata” për nxënësit deri në klasën e pestë. Me hapjen e kësaj shkolle lokale, fëmijët e lagjës Zhabino Maallo dhe Stoçen Pazar do të mund që të ndjekin mësimin afër shtëpive të tyre. (Buxhet: 16 milion denarë; Burimi i mjeteve: buxhet i Komunës; Afati për realizim: viti 2013)

 

ARSYETIM:

Në programin e saj zgjedhor, të titulluar “Vepra të reja për zhvillim të ri, Vepra të reja për një Prilep më të mirë” (2013-2017), kryetari i komunës së Prilepit Marjan Risteski qytetarëve të tij ju premtoi ndërtimin e shkollës së re lokale në lagjen e Prilepit, Stoçen Pazar, me afat për realizim viti 2013 (faqe 53). Prej kur vitin e kaluar u vendos  themeli, afërsisht katër vite pas afatit të dhënë, shkolla është në fazë të ndërtimit dhe për shkak të kësaj, ky premtim është vendosur mes dhjetë projekteve me prioritet në programin e Risteski, e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar. Kërkimet në internet për informacione të këtij projekt datonjnëprej 13.09.2016 dhe kanë të bëjnë me vendosjen e themelit për shkollën në lagjen e Prilepit, Stoçen Pazar. Për ngjarjen informon ueb-faqja zyrtare e Komunës së Prilepit:

Sot (13.09.2016) me një ceremoni të vogël solemne u vendos gur themeli i shkollës së re. Parcela në të cilën gjendet objekti është 3.590 m2 me tre klasa. Në të njëjtin vend do të ketë zyra për personelin, sanitari për fëmijë dhe personelin. Oborri i shkollës do të rregullohet me terrene sportive, klasa të hapura dhe hapësira për pushim. Më një përfshirje të tillë infrastrukturore do të ju lehtësohet puna edhe prindërve dhe nxënësve deri në klasën e pestë të cilët deri më tani kanë ecur dhe udhëtuar me autobus deri në shkolla me largësi prej umë se dy kilometra për një drejtim. Ky investim kushton njëmbëdhjetë milion denarë mjete nga Buxheti i ELS Prilep. 

Për ndërtimin e kësaj shkolle të re e njëjta datë u dha edhe nga mediumet Kanal 5 që lajmëron për fillimin solemn të ndërtimit të kësaj shkolle, duke shtuat se fëmijët do të shpërngulen në shkollën e re të sapo ndërtuar në vitin e ardhshëm shkollor (2017):

Prej vitit të ardhshëm shkollor prej klasës së parë deri në të pestën në këtë shkollë do të mësojnë 120 nxënës të kësaj lagjeje dhe nga lagja Zhabino. Ata tani mësimin e ndjekin në shkollën fillore Rampo Levkata dhe Kliment Ohridski

Organizata joqeveritare CIVIL në shkrimin dorëzuar në disa mediume e ka problematizuar tajmingun e fillimit të punëve ndërtuese në këtë shkollë tre muaj para zgjedhjeve parlamentare (11 dhjetor 2016), tre vite pas afatit të shtuar në program e kryetarit të Prilepit, Risteski:

“Përse pikërisht tani, para zgjedhjeve, qeveria lokale dhe kryetari Risteski mbajnë fjalim para të mbledhurve në lagjen Stoçen Pazar. Përse para zgjedhjeve hudhin lopatat, kur këtë probleme e njohin shumë mirë, gjithë këto vite? Përse Risteski dhe pushteti lokal nuk arritën që në tre mandatë të ndërtojnë shkollën e re që kushton 170 mije euro, që të jua shkurtojnë vuajtje qytetarë(e)ve të kësaj lagjeve, ndërsa shuma të tilla dhe donacione mblidhen çdo ditë për gara të sarmave, të birrave dhe ushqimeve në skarë, për pagime të yjeve të turbo follkut të rajonit, të cilët paguhen me shuma astronomike, përderisa qyteti ngulfatet nga tymi dhe nga alkooli. Nuk ka dilema se themelet e kësaj shkolle lokale gërmohen tani, sepse është koha e mbledhjes së votave sipas metodës së njohur të kësaj qeverie – metoda populiste”. 

Sipas verifikimi të të kryer për realizimin e projektit: “Shkolla e re në lagjen Stoçen Pazar”, mund që të përfundohet se është premtim pjesërisht i realizuar. 

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.