Vonon kadastra e gjelbërt në Shkup, për përgatitjen e të cilës po pritet një dekadë të tërë

Parku i Qytetit, Shkup. Foto: printscreen.

Projekt: Vendosja e kadastrës së gjelbër në Shkup. 

Qyteti i Shkupit do të fillojë përpunimin e kadastrës së pari me incizim të terrenit të llojeve ekzistuese të bimëve me të gjitha karakteristikat, numër dhe lloj të plantazhit të drunjve (vjetërsia, madhësia, lloji, përhapja) dhe e gjithë kjo do të jetë rrënjë e GIS dhe do të azhurnohet në vazhdimësi. Afati: vitet 2015-2017. 

ARSYETIM:

Projekti për vendosjen e kadastrës së gjelbër në Shkup është lajmëruar në programin zgjedhor të VMRO DPMNE-së (për zgjedhjet lokale të viteve 2013-2017 në qytetin e Shkupit, pjesë e “Veprimeve komunale, përmirësim të shërbimeve komunale dhe pastërtia publike”, faqe 25), kandidat i të cilës dhe kryetari aktual është Koce Trajanvoski. Ky premtim është duke u realizuar.

Aktivitet për realizim të kadastrës së gjelbër kanë filluar në vitin 2016, ndërsa u informua se po të njëjtin vit do të përfundojë edhe projekti. Por, sipas informacioneve të fundit realizimi i projektit do të jetë me fazë për shkak se në vitin 2017 do të duhet që të përgatitet dokumenti, ndërsa vitin e ardhshëm do të sigurohet edhe pajisja e nevojshme për të gjithë subjektet të cilët do të përkujdesen për gjelbërimin. Me implementimin e projektit janë përfshirë Qyteti i Shkupit, UNDP përmes projektit “Rritja e rezistencës urbane me aplikimin e teknologjive komunikuese informative për uljen e rreziqeve nga katastrofa dhe ndryshimet klimatike”, NP “Parqe dhe gjelbërim” dhe Fakulteti i Pylltarisë. Incizimet gjeodezike në terren i zhvillon kompania Geofoto zenit nga Shkupi, e zgjedhur me prokurim publik nga ana e UNDP-së. Për zbatim të këtij projekti Qyteti i Shkupit siguroi 1.300.000 denarë përgjatë vitit 2015, 1.000.000 denarë përgjatë vitit 2016 dhe 16.000 euro kanë planifikuar për implementim përgjatë vitit 2017.

Dokumenti i kadastrës së gjelbër (baza) për përgatitjen e të cilit pritet tashmë një dekadë. Sipas regjistrimit të vitit 2002, kryeqyteti ka në dispozicion 7,66 metra katrorë gjelbërim për kokë banori me çka është sipas normës së propozuar prej 9 katrorësh sipas Organizatës Shëndetësore Botërore. Pas kësaj statistike vazhduan ndërtim me shumicë në kryeqytet të cilat u zgjeruan në dëm të gjelbërimit të qytetit Ekspertët tani më shumë kohë këshillojnë qytetin e Shkupit që të përgatit kadastër të gjelbër për dokumentim të të hapësirë, pronësisë dhe kualitetit të gjelbërimit në qëllimet ndërtuese. Përgjatë asaj, veçanërisht është e rëndësishme që kadastra e gjelbër të përgatitet para investimeve ndërtuese të mëdha siç janë në Shkup. Në vitin 2013, iniciativa qytetare “Sheshi Liria” arrit të regjistrojë drunjtë në “Mall ring” në qendër, ndërsa rezultatet u prezantuan në studimin “Gjendje dhe tendenca, trendi për ndërtim në dekadës së fundit “morri” edhe 50 përqind të gjelbërimit ekzistues në qendër”. Arsyeja për vonim të realizimit të një projekti të rëndësishëm është mungesë e mjeteve financiare, siç është informuar nga qyteti i Shkupit.

Edhe përkundër vonimit të implementimit, duke pasur parasysh se aktivitetet janë në rrjedhë e sipër për realizim përfundimtar të projektit, ndërsa afati i dhënë në program është viti 2017, ky premtim është “duke u realizuar”.

BURIME:

 

Vleërsuar nga: Milena Josifovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.