Vonohet rikonstruktimi i rrugës „Маxhari“

Përfundimi i plotë i një prej rrugëve më efektive të Gazi Babës do të prolongohet në vitin 2017. Foto: Printskrin (Nova Makedonija)

 

Do të rindërtohet rruga “Maxhari” nga Metodija Andonov Çento deri në mbikalimin në Maxhari. (Afati i ndërtimit: 2014-2015)

 ARSYETIM:

Projekti: RIKONSTRUKTIMI I RRUGËS “MAXHARI” kryetari i komunës Koce Trajanovski e ka premtuar në Programin e tij zgjedhor “Vepra të reja për përparim të ri, vepra të reja për Shkup më të mirë!”, (Në pjesën e urbanizmit, bulevardeve, urave, faqe 57), në të cilën u paraqit në zgjedhjet lokale të viti 2013. Edhe pse, afati i realizimit i paraparë në programin e Tranajovskit 2015 ka kaluar, deri tani 22.05.2016 ky premtim është realizuar pjesërisht. Rindërtimi në këtë rrugë filloi verën e kaluar (2015), ajo u zhvillua në dy faza dhe sipas paralajmërimeve të para nga pushteti vendor për shkak të vëllimit dhe të detyrave komplekse projektuese, për realizimin e të dy fazave janë paraparë 20 muaj (2017).

Punët ndërtimore për zgjerimin e rrugës “Maxhari”, të Komunës Gazi Baba, filluan me 18.06.2015, ndërsa fillimi u promovua nga kryeministri i atëhershëm dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe kryetari i Shkupit dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Trajanovski dhe Toni Trajkovski.

Fillon projekti madh i rikonstruktimit dhe zgjerimi i rrugës “Maxhari”. Projekti parasheh që rruga të ketë katër korsi, trotuare të reja, rrugica për biçikleta dhe këmbësorë, ndriçim të ri, njëkohësisht do të vendoset edhe kanalizim i ri atmosferik, me çka do të ndikohet në tejkalimin e problemeve me ujërat atmosferik. (Gruevski).

Trajanovski atëherë ka informuar që ky projekt do të realizohet në dy faza. Në etapën e parë rruga “Maxhari” do të rindërtohet në pjesën nga rrugëkryqi në rrugën “Brigadat e Moravës Jugore” deri te rruga “Palmiro Tolati” në gjatësi prej 666 metër. Ndërsa faza e dytë do të zhvillohet në “Palmiro Tolati” deri te mbikalimi në Maxhari, por pasi të zgjidhjen çështjet pronësore dhe juridike.

Pas zgjerimit kjo rrugë e ngushtë dhe jo funksionale do të ketë katër korsi komunikacioni me gjerësi prej 3,25 metër (nga dy korsi në çdo drejtim) dhe rrugica të mbuluara me pllaka begatoni). Në anën e majtë të rrugës “Maxhari” shikuar nga mbikalimi, do të formohet rrugica për biçikleta me gjerësi prej 3 metrash dhe rrugicë për këmbësorë me gjerësi 1,5 metër. Në anën e djathtë të kësaj rruge do të ndërtohet rruginë për këmbësorë me gjerësi prej 2 metër. Në pjesën e re të zgjeruar do të vendosen edhe ndriçime të reja rrugore. Punët ndërtimore për zgjerimin e rrugës “Maxhari” do të shfrytëzohen për vendosjen e kanalizimit të ri atmosferik deri te udhëkryqi i rrugës “Juzhnomoravski brigadi” me rrugën “Metodija Andonov Çento” deri te mbikalimi në Maxhari, e cila do ta zgjidh problemin shumëvjeçar me derdhjen e ujërave atmosferik. (Trajanovski)

Llogaridhënien e Trajanovskit për vitin e kaluar (faqe 2) për këtë projekt thuhet që në vitin 2016 do të përfundoj vetëm:

faza e parë e projektit për zgjerim dhe rikonstruktim të rrugës Maxhari.

Me 21 maj të vitit 2016 Trajanovski, në një intervistë duke i radhitur projektet infrastrukturore në të cilat punon qyteti i Shkupit këtë pranverë, tha se “po zgjerohet rruga Maxhari”, duke mos i përmend në këtë rast afatet konkrete kur mund të pritet mbarimi i këtij projekti.

Por, duke marr parasysh që zgjerimi i rrugës ka filluar me vonesë  pothuajse dy vite, me ç’rast janë tejkaluar projektet zgjedhore për realizimin e projekteve (2013 – 2015). duke pas parasysh edhe rikonstruktimin e tërësishëm (sipas parashikimeve të dhëna gjatë fillimit të punimeve), mund të mbaroj më së shpejti në vitin 2017, këtë premtim zgjedhor e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar.

 

 

LINQE:

 

 

Vlerësuar nga : Оlivera Vojanovska

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.