VMRO-DPMNE: Xeherore për qymyr dhe termoelektranë në Mariovë

Projekti kryesor do të jetë gati gjatë vitit 2012, dhe me rezultatet e fituara do të përgatitet një studim i fizibilitetit për ndërtimin e termoelektranës së rej prej 250-300 МW. Në bazë të këtyre rezultateve, gjatë vitit 2013 do të definohet edhe dinamika e realizimit të këtij projekti, vlera e të cilit fillimisht është vlerësuar në rreth 400-450 milionë euro. [Afati: 2012 për projektin kryesor, 2013 për definimin e projektit të ri]

Arsyetimi:

Sipas deklaratës së njeriut të parë të ELEM-it, Dejan Boshkovski, përpunimi i projektit kryesor për xeheroren në Mariovë është në fazën përfundimtare, që do të thotë se projekti akoma nuk ka përfunduar. Duke pasur parasysh se afati për përgatitjen e projektit kryesor ishte viti 2012, kjo pjesë e premtimit vlerësohet si pjesërisht e realizuar. [Аzhurnuar më: 17.01.2013]

Linke:

Rezultati: Pjesërisht e realizuar për projektin kryesor

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski