VMRO-DPMNE: Trajnime për shkathtësi elementare për TI

Përveç masave për avancimin e aftësive dhe shkathtësive për TI nëpërmjet procesit formal arsimor, parashihet edhe realizimi i trajnimeve për krijimin e shkathtësive elementare për TI për më të mëdhenjtë dhe për personat e tjerë, që nuk kanë pasur mundësi t’i fitojnë këto shkathtësi më parë, e veçanërisht gjatë edukimit të tyre formal. Trajnimet do të përfshijnë kurse elementare për punë me kompjuter, internet, e-mail, shfrytëzim të paketit Microsoft Office, etj. Kjo masë do të realizohet në mënyrë të vazhdueshme për çdo qytetar që do të paraqitet me kohë për këto trajnime. Presim që nëpër këto trajnime të kalojnë mbi 100.000 qytetarë të Republikës së Maqedonisë. Bartës: Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Buxheti: 100.000 euro. [Afati: 2011 – dhjetor 2015]

Arsyetim:

Sipas paralajmërimeve nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, trajnimet e reja për shkathtësitë elementare për TI do të fillojnë më 1 janar 2012. [Аzhurnuar më: 29.11.2011]

Në fillim të dhjetorit të vitit 2011 u shpall konkursi për t’u paraqitur për trajnimin pa pagesë për shfrytëzim të kompjuterëve. Sipas njoftimeve të mediumeve, trajnimet kanë filluar në janar të vitit 2012. [Аzhurnuar më: 13.04.2012]

Linke: