VMRO-DPMNE: “Teatri i vjetër”

Me ndërtimin e “Teatrit të vjetër”, Republika e Maqedonisë për herë të parë do të fitojë një hapësirë bashkëkohore teatrore, ku do të kultivohen arti dhe kultura dhe do të realizohen përmbajtje nga veprimtaritë skenike-artistike me performanca të larta teknike. Objekti do të pozicionohet në sipërfaqe të përgjithshme prej 7200 metrash katrorë, ndërsa auditoriumi do të ndahet në sallë të madhe me parter dhe dy galeri me gjithsej 724 ulëse dhe sallë të vogël me 213 ulëse. Pajisjet, akustika dhe skena do të jenë sipas teknologjive moderne më bashkëkohore. Teknologjia e skenës dhe mekanika e skenës, si dhe e gjithë sipërfaqja e skenës do të jetë e llojit modular me fund të dyfishtë. Skena e madhe do të ketë 15 platforma të vogla dhe dy të mëdha, skena anësore do të ketë gjashtë platforma lëvizëse, si dhe një interbinë me platformë me rrotullim. Në sistemet e teknologjive të skenës ka pajisje nga prodhuesit më të njohur botërorë për këtë lloj të pajisjeve dhe objekteve. Nga ana e jashtme teatri do ta ruajë pamjen e tij autentike, ndërsa objekti do të ketë ndriçim të veçantë (iluminim), në ç’mënyrë do të theksohen vizurat e këtij objekti. Bartës: Ministria për kulturë. [Afati: gjysma e parë e vitit 2012]

Arsyetim:

Ndërtimi i Teatrit të vjetër është duke u bërë. Edhe pse hapja solemne u paralajmërua për gjysëm e parë të vitit 2012, objekti akoma është në ndërtim e sipër. Minsitria për kulturë, në konkurs të hapur e zgjodhi shfaqjen “Shtëpia e amshueshme” të Plevneshit si shfaqje me të ciën do të hapet dhe do të lëshohet në përdorim teatri i vjetër- i ri.

Linke:

Vlerësuar nga: Natalija Peshiq

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.