VMRO-DPMNE: Strategji afatgjate për ngritjen e kualitetit të materialit për farë dhe fidane

Do të përgatisim strategji afatgjate me masa aktive dhe politika për ngritjen e kualitetit të materialit për farë dhe fidane, me qëllim të ngritjes së të ardhurave mesatare, përmirësimit të kualitetit të produketeve të gatshme, zvogëlimit të sëmundjeve ngjitëse të importuara dhe mbrojtjes së bujqve nga keqpërdorimet. Bartës: Ministria për bujqësi, pylltari dhe ekonomizim me ujërat. [Afati: shtator 2011]

Arsyetim:

Sipas dokumentit zyrtar të VMRO-DPMNE-së, E thënë – E kryer: Dhënia e llogarisë për punën e Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012, kanë filluar aktivitete përgatitore për përgatitjen e strategjisë për ngritjen e kualitetit të materialit për farë dhe fidane. Nga kjo mund të konstatohet se deri tani, edhe pse afati për realizimin e premtimit ka kaluar, kjo strategji akoma nuk është përpiluar. Sipas kësaj, ky premtim vlerësohet si i parealizuar. [Аzhurnuar më: 07.09.2012]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski