VMRO-DPMNE: Softuer për sintezë të të folurit

Do të blihet zgjidhje softuerike për sintezë të të folurit në gjuhën maqedonase, i cili para së gjithash u dedikohet personave me shikim të dëmtuar, të cilët u qasen ueb-përmbajtjeve në gjuhën maqedonase. Qëllimi i kësaj mase është të mundësohet shfrytëzim më i madh i përfitimeve nga TKI për personat me shikim të dëmtuar, duke siguruar sintetizues të të folurit, i cili do të prodhojë të folur të kuptueshëm me shfrytëzim të gjuhës maqedonase. Bartës: Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Buxheti: 30.000 euro. [Afati: janar 2012]

Arsyetim:

Më 22 nëntor 2011, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë nënshkroi marrëveshje me Fakultetin për teknologji informatike dhe inxhinjeri kompjuterike për zhvillimin e sistemit për sintezë të të folurit në gjuhën maqedonase. Sistemi akoma nuk është gati, edhe pse afati për realizimin e tij ka kaluar. [Аzhurnuar më: 26.03.2012]

Sipas dokumentit zyrtar të Qeverisë së RM-së, E thënë – E kryer: Llogaridhënie për punën e Qeverisë që udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012, në zhvillim e sipër është zgjidhja softuerike për sintezën e të folurit në gjuhën maqedonase. Nga kjo mund të konstatohet se përgatitja e këtij softueri akoma nuk ka përfunduar, edhe pse afati për këtë ishte janari i vitit 2012. Duke pasur parasysh se afati për përfundimin e aktiviteteve ka përfunduar, e ato akoma janë duke u zhvilluar, ky premtim vlerësohet si i parealizuar. [Аzhurnuar më: 15.09.2012]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.