VMRO-DPMNE: Shërbimet dhe procedurat administrative

Do të realizohen ndryshimet e Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative dhe të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore sa i përket: vendosjes si rregull të së drejtës për ankesë ndaj vendimit administrativ në shkallë të dytë dhe definimin e saj me ligj; zbatimin e parimit “heshtja e administratës” gjithkund ku kjo është e mundur, në dobi të qytetarëve dhe të firmave; vendosjen e afateve precize dhe të shkurtëra për të marrë vendim në procedurat administrative; dënime rigoroze për organet udhëheqëse në rast të mosveprimit brenda afateve kohore. [Afati: dhjetor 2011]

Arsyetim:

Që të shqyrtohet suksesshmëria e zbatimit të këtyre ndryshimeve ligjore, duhet të bëhet një analizë shumë e detajuar, komplekse dhe profesionale. Në pamundësi për ta bërë një analizë të tillë për një afat të shkurtër kohor, e përcjellim mendimin e pjesëmarrësve të konferencës “E drejta administrative dhe reformat në procedurën e përgjithshme administrative dhe kundërvajtjet”, të mbajtur në Shkup më 27.05.2011, sipas të cilëve reforma e administratës publike në Maqedoni zhvillohet sipas praktikave më të mira evropiane. Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara në Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative do të arrihet efikasitet dhe efektivitet në realizimin e kompetencave të ministrive dhe organeve të tjera shtetërore.

Për këtë premtim nuk ekzistojnë indikatorë sipas të cilëve mund të vlerësohet realizimi i tij dhe kërkon një analizë të detajuar të funksionimit të institucioneve. Prandaj vlerësohet si premtim jokonkret. [Аzhurnuar më: 10.11.2011]

Nga ana tjetër, sipas dokumentit zyrtar të Qeverisë së RM-së, E thënë – E kryer: Llogaridhënie për punën e Qeverisë që udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012 (faqja 87), ky premtim është realizuar. [Аzhurnuar më: 18.09.2012]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.