VMRO-DPMNE: Rikonstruimi i Shtëpisë të shëndetit Kriva Pallankë

vmro-dpmneËshtë paraparë rikonstruim dhe adaptim i hapësirës së bodrumit me sipërfaqe prej 500 m2, në të cilin do të vendoset gjendra e urgjencës, ambulanta, laboratori,  pjesa për larjen e rrobave dhe sterilizim, toaletet dhe garderobe për personelin. Gjithashtu, do të bëhet edhe ndërrimi i dyshemeve, tavaneve, shtresave të murit, dyerve dhe dritareve, si dhe ndërrimi i instalimit të përgjithshëm. Në suaza të objektit të njejtë do të kryhet edhe ndërrim i çatisë dhe konstrukcionit të çatisë dhe do të bohet një termofasadë plotësisht e re. Buxheti: 21.183.600 denarë. Afati: (viti 2014)

 

 

Arsyetim:

Projekti është pjesë e programit të Ministrisë së Shëndetësisë me të cilin është planifikuar ndërtim dhe rikonstruim i më shumë objekteve shëndetësore. Programi filloi në vitin 2010 dhe është i financuar me mjete nga kredia e Bankës për zhvillim e Këshillit të Evropës.

 

Në mars të vitit 2014 drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Kriva Pallankë, Radivoj Maxhovski, informoi se në të këtë fazë (të dytë) të rikonstruimit adaptohen hapësirat e katit përdhes ku do të vendoset ndihma e shpejtë mjekësore, rikonstruohen nyjet sanitare dhe banjot e amortizuara të cilat do të pajisen plotësisht. Gjithashtu, ai përmendi se do të rikonstruohet edhe konstrukcioni i çatisë prej rreth 1.100 m2, dhe do të ndërtohet edhe një fasadë termo-izoluese me sipërfaqe prej 2.200 m2, si dhe instalim rrufepritës dhe ulluqe horizontale dhe vertikale. [Qasur më: 23.03.2015]

 

Në maj të vitit 2014 ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov gjatë vizitës së Shtëpisë së shëndetit „Profesor dr. Dimitar Arsov” në Kriva Pallankë deklaroi se po punohet intenzivisht për rikonstruim të plotë dhe adaptim të hapësirës së bodrumit në të cilin do të vendoset qendra e urgjencës, ambullanta, laboratori, pjesa për larje të rrobave dhe sterilizim, toaletet dhe garderoba për personelin.

 

Kjo hapësirë pësoi rikonstruim të plotë me ndërrim të dyshemeve, tavaneve, shtresave të murit, dritareve, dyerve, instalim të përgjithshëm në pajtim me standardet europiane për efikasitet energjetik.  Kjo shtëpi ka 50 vite pa rinovuar, tani është projekt i Ministrisë së shëndetësisë, projekt i Bankës së Këshillit të Evropës (CEB) me një shumë prej 21.183.600,00 denarë, deklaroi Todorov. [Qasur më: 23.03.2015]

 

Në qershor të vitit 2014 drejtori i Shtëpisë së shëndetit Kriva Pallankë, Maxhovski deklaroi se rikonstruimi i këtij institucioni shëndetësor është në fazën përfundimtare, ndërsa aktivitetet ndërtimore pritet të përfundojnë deri në fund të muajit. [Qasur më: 23.03.2015]

 

Në shtator të vitit 2014 në Raportin me rastin e 100 ditëve të punës së Qeverisë, Kryeministri dhe ministri i shëndetësisë thanë se ka përfunduar rikonstruimi i Shtëpisë së shëndetit Kriva Pallankë. [Qasur më: 23.03.2015]

 

Linqe: 

 

Vlerësoi: Milena Josifovska

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *