VMRO-DPMNE: Revitalizimi i gjashtë hidrocentraleve të mëdha

Paralelisht me ndërtimin e kapaciteteve të reja hidroenergjetike, në periudhën e ardhshme katërvjeçare, qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja do të vazhdojë edhe me projektet e filluara për revitalizimin dhe modernizimin e kapaciteteve ekzistuese energjetike. Me nënshkrimin e Marrëveshjes për marrje të huasë në nëntor të vitit 2010, ndërmjet bankës gjermane KfW dhe Elektranave të Maqedonisë, kanë filluar aktivitetet për realizimin e Projektit për revitalizimin e gjashtë hidrocentraleve të mëdha ekzistuese: HC Shpilje, HC Glloboçicë, HC Tikvesh, HC Vrutok, HC Vërben dhe HC Raven. Ky projekt, me vlerë të përgjithshme prej 32,1 milion euro, prej të cilave 27,9 milionë euro janë hua e marrë nga KfW, ndërsa pjesa tjetër prej 4,2 milionë euro, janë mjete të Elektranave të Maqedonisë, parasheh vazhdimin e afatit jetësor të hidrocentraleve ekzistuese dhe objekteve shoqëruese ndërtimore, si dhe rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së tyre për prodhimin e energjisë elektrike, rritjen e fuqisë së instaluar për 18,1 МW dhe prodhimtari plotësuese prej rreth 50 GWh energji elektrike për konsumatërot e vendit. Projekti tashmë ka filluar dhe do të përfundojë deri në fillim të vitit 2014. [Afati: fillimi i vitit 2014]

Arsyetim:

Në shkurt të vitit 2012 është shpallur tenderi për renovim dhe rindërtim të HC Shpilje. [Аzhurnuar më: 23.04.2012]

Në mars të vitit 2012 u nënshkruan marrëveshje për revitalizimin e HC Vrutok dhe HC Raven. Sipas marrëveshjeve, revitalizimi duhet të jetë gati deri në maj të vitit 2014. Në shkurt të vitit 2012 është shpallur tender për renovimin dhe përmirësimin e HC Shpilje. [Аzhurnuar më: 23.04.2012]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.