VMRO-DPMNE: Reorganizim i ndërmarrjeve për menaxhim me ujërat dhe bashkësitë e ujërave

Do t’i reorganizojmë ndërmarrjet për menaxhim me ujërat dhe bashkësitë e ujërave në drejtim të vendosjes së sistemit stabil dhe të qëndrueshëm të menaxhimit me sistemet për ujitje. Korrigjimet e modelit ekzistues do të përfshijnë ndryshime të ligjeve dhe sigurim të përkrahjes teknike dhe financiare nga ana e MBPMU. Ndërmarrjet për menaxhim me ujërat duhet ta përforcojnë kapacitetin për planifikim të investimeve, funksionim të shërbimit rojeve të ujit, pastrim të kanaleve dhe shtrateve, dhe pagim të shërbimeve nga ana e shfrytëzuesve të ujit. Do të bëhet analizë e funksionimit të bashkësive të ujërave, dhe si pasojë e kësaj do të bëhet shuarja e bashkësive jofunksionale me bartje të infrastrukturës te ndërmarrjet, si dhe ndryshime në statusin e tyrej juridik, me qëllim të përforcimit të përgjegjësisë më të madhe materiale dhe financiare. Do të vazhdojnë të funksionojnë, ose të formohen të reja, vetëm ato bashkësi të cilat në tërësi i plotësojnë kushtet për ekonomizim të qëndrueshëm me sistemet (planifikim të investimeve, mirëmbajtje të infrastrukturës dhe organizim). [Afati: dhjetor 2011 për ndryshimet ligjore dhe deri në vitin 2015 për implementimin e tyre]

Arsyetim:

Janë miratuar ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për ndërmarrjet për menaxhim me ujërat dhe në ligjin për bashkësitë e ujërave. [Аzhurnuar më: 19.04.2012]

Linke: