VMRO-DPMNE: Rekonstruim rrugës rajonale Kavadar – Mushov Grob

ВМРО-ДПМНЕKy aks rrugor me gjatësi prej 16,3 km me gjerësi të korsisë prej 6 metrash kalon edhe nëpërmjet rrugëve lokale lidhte me disa vendbanime edhe atë: Vatashë, Dabnisht, Begnisht, Kosani, Dragozel, Resavë dhe Stragoevë. Vlera e projektit është 2,6 milionë euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga huaja e marrë nga Bank Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, si dhe një pjesë është konfinancim nga buxheti i Republikës së Maqedonisë. [Afati: qershor 2012]

Arsyetimi:

Rekonstruimi i rrugës rajonale Kavadar – Mushov Grob ka filluar, ndërsa vërtetim për fillimin kemi si nga Komuna e Kavadarit, ashtu edhe nga qytetarët e komunë. Në fillim të nëntorit të vitit 2012, punët ndërtimore janë ndërprerë për shkak të mospërmbushjes së afateve nga ana e realizuesit të punëve.

Më 8 shkurt 2013, në ueb-faqen e BERZH-it është publikuar tender për ndërtimin dhe rekonstruimin e rrugëve rajonale, në mesin e të cilave është edhe rruga rajonale Kavadar – Mushov Grob. Tenderi është i hapur deri më 29 mars 2013,  ndërsa sipas deklaratave të personave zyrtarë, rruga rajonale Kavadar – Mushov Grob duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2013.

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovska

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *