VMRO – DPMNE: Rehabilitim, mbindërtim dhe rekonstruim i stacioneve më të mëdha hekurudhore

 

vmro-dpmneMe rehabilitim dhe rekonstruim të një pjese të stacioneve hekurudhore aktuale në Korridorin 10 dhe degën 10-b në pajtim me praktikat e mira të BE-së, mundësohet shërbim më kualitativ dhe më i shpejtë për udhëtarët, do të inkuadrohen sisteme bashkëkohore të sinjalizimit dhe informimit të udhëtarëve dhe do të mundësohet siguri më e madhe në perone, dhe vëmendje e veçantë do t’u kushtohet njerëzve me nevoja të veçanta të cilëve do t’u lehtësohet hyrja në objekt dhe lëvizja brenda tij. Projekti i përfshin stacionet hekurudhore në Veles, Prilep, Manastir, Gjevgjeli, Bogomillë, Çashkë, Tabanovce, Demir Kapi, Gradsko, Negotinë – Vardar, dhe do të financohet me IPA mjete. Buxheti: vlera e kalkuluar 2,5 milionë euro (Afati: 2014 – 2015) 

 

Arsyetim:

Në Mars të 2015 Ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski informoi se në fillim të Prillit 2015 do të fillojë rikonstruimi i stacionit hekurudhor në Veles, si dhe i nëntë stacioneve të tjerë përgjatë Korridorit 10. Janakieski tha se afati për rekonstruimin e dhjetë stacioneve hekurudhore është një vjet.

 

Disa do përfundohen më parë e disa më vonë, varësisht nga ajo se çfarë është paraparë për ndërtim, gjegjësisht rekonstruim. Kompania ndërtimore është zgjedhur dhe pres mbikëqyrësi i ndërtimit të zgjidhet gjatë muajit Mars. [Azhurnuar më: 15.03.2015]

 

Rekonstruimi i dhjetë stacioneve hekurudhore duhej të fillojë deri në fund të vitit 2014. Tani për tani ka vetëm një lajmërim se muajin e ardhshëm (prill) duhet të fillojë rinovimi i stacionit hekurudhor në Veles. Njëkohësisht, deklarata e ministrit thekson se do të tejkalohet afati i projektuar për realizimin e tërë projektit (2015). Kështu që mund të thuhet se edhe ky premtim zgjedhor është jokonsekuent.

 

Linqe:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.