VMRO-DPMNE: Qendra për blerje me shumicë-distributive për pemë dhe perime të freskëta

Në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes lokale do të ofrojmë së paku 5 lokacione atraktive për ndërtimin e qendrave për blerje me shumicë-distributive për pemë dhe perime të freskëta. Poashtu, do të sigurohen masa për përkrahje të investimeve për rregullim infrastrukturor të parcelave, si dhe kofinancim të investimeve në pajisje dhe në makina. Çmimi fillestar për parcelat ndërtimore do të jetë vetëm 1 еuro/m2 ose 0,1 еuro/m2 për marrje me qira për 99 vjet. [Afati: 2011 – 2015]

Arsyetim:

Në tetor të vitit 2011, në Strumicë u hap qendra për blerje me shumicë-distributive për prodhime bujqësore “Agrofruktus”, që është investim i kompanisë kroate “Agrokor”. Në shkurt të vitit 2012, në Bogdancë filloi ndërtimi i qendrës për blerje me shumicë-distributive për pemë dhe perime. Sipas informatave nga dhjetori i vitit 2011, deri tani janë shitur katër parcela për ndërtimin e qendrave për blerje me shumicë-distributive për produkte bujqësore në Vrapiçisht, Çeshinovë – Obleshevë, Koçanë dhe në Shtip. [Аzhurnuar më: 16.04.2012]

Është publikuar shpallja për shitjen e tokës shtetërore që do të shfrytëzohet për ndërtimin e qendrës për blerje me shumicë-distributive për pemë dhe perime të freskëta në Resnjë dhe në Vallandovë. [Аzhurnuar më: 16.04.2012]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.