VMRO-DPMNE: Projekti “Mësojmë për Evropën pa kufi”

ВМРО-ДПМНЕ: Проект „Учиме за Европа без граници“Qeveria do të vazhdojë me aktivitetet për informimin e publikut të vendit për Baskimin Evropian, si dhe për rregullat e BE-së për vizitorët dhe turistët e jashtëm, që është shumë me rëndësi pas liberalizimit të regjimit të vizave. Projekti parasheh hapjen e zyrave dhe distribuim të materialeve që do t’u ndihmojnë qytetarëve të Maqedonisë më mirë ta kuptojnë BE-në, edhe atë jo vetëm sistemin e saj institucional dhe juridik, por edhe traditën dhe kulturën e anëtareve të saja dhe mundësitë që ua ofron turistëve. Në këtë mënyrë do t’u mundësohet atyre që do ta shfrytëzojnë mundësinë për udhëtim pa viza në vendet e BE-së, të mos ballafaqohen me probleme kulturologjike dhe ligjore gjatë qëndrimit të tyre jashtë vendit, dhe të jenë përfaqësues të denjë të vendit tonë. Njëkohësisht, paraqitet nevoja për zhvillimin e një fushate informative për qytetarët e Maqedonisë për pozicionet që i ka Bashkimi Evropian sa i përket politikës së tij të jashtme dhe të brendshme. Për këtë qëllim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë parasheh bashkëpunim më të madh të Sekretariatit për çështje evropiane me mediumet, organizatat joqeveritare, intensifikim të përgatitjes së emisioneve dhe reportazheve dokumentare, emisioneve politike dhe informimit më intensiv të qytetarëve për çështjet e lartëpërmendura. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.