VMRO-DPMNE: Projekti “Lugina e Vardarit”

Me këtë projekt parashihet ndërtimi i 12 hidrocentraleve elektrike në hapësirën ndërmjet Shkupit dhe Gjevgjelisë, me fuqi të përgjithshme të instaluar prej 320 МW. Me këtë projekt janë paraparë aktivitete për zhvendosjen e hekurudhës në korridor të ri, më të shpejtë, si dhe ndërtimi i sistemit për ujitje të mbi 70.000 hektarëve të tokës bujqësore. Investues i projektit do të jetë qeveria, e cila do të sigurojë drejtpërdrejt 15% të mjeteve të nevojshme, ndërsa pjesa tjetër do jetë huazim kreditor nga Banka zhvillimore kineze. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është ndërmjet 1,2 dhe 1,5 miliardë euro, dhe gjatë realizimit të tij do të sigurohen punësime të drejtpërdrejta për 3.000 njerëz, të cilët do të punojnë në ndërtimin e objekteve dhe mbi 10.000 punësime indirekte në industritë ndihmëse. Për shkak të kompleksitetit të projektit si dhe madhësisë së tij, është paraparë që ai të realizohet në tre deri në katër faza, varësisht nga përfitimi ekonomik në secilën fazë dhe mundësia e shtetit për të marë huazime. Realizimi i plotë i këtij projekti do të zgjasë prej vitit 2013 deri në vitin 2025. Me realizimin e tij, më në fund do të realizohet ambicja shekullore për shfrytëzimin e plotë të potencialit të lumit Vardar. [Afati: 2013-2025]

Arsyetim:

Sipas deklaratës së ministrit për ekonomik, Valon Saraqini, tenderi për Luginën e Vardarit është duke u përgatitur. Është duke u përgatitur studimi i parafizibilitetit.  [Аzhurnuar më: 25.04.2012]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.