VMRO-DPMNE: Projekti: “Leje për vozitje në moshë 16 vjeçare”

Në mandatin e ri do të propozojmë ndryshim të Ligjit për siguri të komunikacionit në rrugë me të cilin: të rinjve që kanë mbushur 16 vjet do t’u mundësohet ta fitojnë të drejtën të hyjnë në provim për leje të kategorisë B; do të rritet numri i orëve të detyrueshme për trajnim praktik për vozitje të automjetit për 30%; vozitësi-fillestar i moshës 16-18 vjet nuk do të mund ta vozisë automjetin jashtë kufinjve të komunës ku banon. Me këto ndryshime do të rritet siguria në rrugë si rezultat i trajnimit më kualitativ dhe përvojës më të madhe të vozitësve, do të mundësohet mobilitet më i madh dhe komunikim më i mirë i të rinjve dhe do të zvogëlohet numri i kundërvajtjeve në komunikacion për shkak të vozitjes së automjetit pa leje.

Arsyetim:

Janë propozuar ndryshime në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, sipas të cilave parashihet mundësia për marrje të lejes për vozitje, gjegjësisht fitimit të të drejtës për vozitje të automjetit, pasi të mbushen 16 vjet. [Аzhurnuar më: 07.11.2011]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.