VMRO-DPMNE: Projekti “Kazermat e vjetra për zhvillim të ri – Qeveria për qytetarët”

ВМРО-ДПМНЕ: Проект „Старите касарни за нов развој – Владата за граѓаните“Nëpërmjet projektit “Kazermat e vjetra për zhvillim të ri – Qeveria për qytetarët”, do të vazhdojmë me dhënien e kazermave të tëra ose pjesëve të tyre dhe patundshmëri të tjera (karakolle, grupe magazinesh, hapësira afariste etj.), në ç’mënyrë do ta japim kontributin tone për një zhvillim më të shpejtë local ekonomik në komunat e përfshira me këtë projekt. Pas finalizimit të projektit për komunat: Radovish, Dellçevë, Dibër, Dojran dhe Gjevegjeli, deri në fund të vitit 2011, Armata e Republikës së Maqedonisë do të tërhiqet në tërësi edhe nga kazermat në: Оhër, Manastir, Strumicë dhe Kumanovë (një kazermë). [Afati: 2011]

Në interes të zhvillimit ekonomik lokal të komunave: Аerodrom, Veles, Karposh, Kërçova, Tetovë, Shtip dhe Prilep, do të japim një pjesë të tokës së kazermave të këtyre komunave, pas përfundimit të procesit të urbanizimit nga ana e njësive të lartëpërmendura të vetëqeverisjes lokale. Në kuadër të këtij projekti do të jepen 38 karakolle.

Arsyetim:

Sipas informatave, kazerma në Strumicë është dhënë që në vitin 2009, kazerma në Kumanovë në vitin 2010, ndërsa kazermat në Manastir dhe në Ohër në vitin 2011. [Аzhurnuar më: 29.03.2012]

Në dokumentit zyrtar të Qeverisë së RM-së, E thënë – E kryer: Llogaridhënie për punën e Qeverisë që udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012,  (faqja 183), qëndron se realizimi i këtij projekti është në zhvillim e sipër, me atë që akoma ndërmerren aktivitete për përfundimin e projektit në Strumicë dhe në Dojran, edhe pse afati për këto qytete ishte viti 2011 që tashmë ka kaluar. Duke pasur se ky projekt nuk ka përfunduar në të gjitha qytetet në afatin e paraparë, ky premtim vlerësohet si pjesërisht i realizuar. [Аzhurnuar më: 19.09.2012]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.