VMRO-DPMNE: Projekti “Evropa-Re, risigurimi nga fatkeqësitë dhe katastrofat natyrore”

Për mbrojtjen e ekonomisë, bujqve dhe amvisërive të Maqedonisë nga fatkeqësitë dhe katastrofat e papritura natyrore, prej vitit 2012 do të fillojë realizimi i Projektit për sigurim nga rreziku i katastrofave, për të cilin morëm përkrahje nga Banka Botërore në vlerë prej 5 milionë dollarësh. Në Republikën e Maqedonisë ndodhin fatkeqësi natyrore të llojit të vërshimeve dhe thatësirave që shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale si për popullatën ashtu edhe për ekonominë në përgjithësi, ndërsa sigurimi nga rreziqet nga katastrofat natyrore në vendin tonë deri tani aspak nuk ka qenë i zhvilluar. Me këtë projekt, do të tejkalohet ky problem shumëvjeçar dhe do të mundësohet që ekonomia, bujqësia dhe amvisëritë të sigurohen nën kushte të pranueshme nga fatkeqësitë dhe katastrofat natyrore, duke i përfshirë edhe vërshimet, thatësirat etj. Projekti është rajonal dhe i përfshin edhe disa vende të tjera të Evropës Juglindore. Republika e Maqedonisë do të ingvestojë mjetet e marra nga Banka Botërore në kompaninë rajonale EVROPA RE – e specializuar për risigurimin e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe katastrofat natyrore. Me përkrahjen e EVROPA RE, kompanitë vendore të sigurimit do të kenë mundësi të zhvillojnë një instrument krejtësisht të ri i cili do të risigurohet në këtë kompani. Projekti do të jetë me rëndësi të veçantë për firmat dhe për bujqit, me ç’rast do t’u mundësojë atyre mbrojtje nga dëmet e shkaktuara nga këto katastrofa dhe nga shfrytëzimi i resurseve të tyre në programe produktive që mundësojnë rritje dhe zhvillim më të shpejtë ekonomik. Institucuoni kompetent: Ministria për financa. Buxheti: 5 milionë euro, të siguruara nga Banka Botërore. [Afati: qershor 2012]

Arsyetim:

Prej 23 marsit të vitit 2012, me nënshkrimin e marrëveshjes, Maqedonia edhe zyrtarisht u kyç në projektin rajonal të Bankës Botërore për formimin e kompanisë së specializuar për risigurimin e rreziqeve nga katastrofat “Еvropa Re”. Maqedonia do të marrë 5 milionë dollarë amerikanë të siguruara nëpërmjet Bankës Botërore në formë të huasë me afat të pagesës prej 22 vitesh, grejs periudhë prej gjashtë vitesh dhe kamatë prej 1,1%.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.