VMRO-DPMNE: Projekti 50 qilare të reja të verës

Projekti 50 qilare të reja të verës, i cili përfshin ofrim të 50 lokacioneve atraktive për ndërtim në rajonet vreshtare, për qilare të reja të verës, me mundësi për shfrytëzim të përkrahjes nga shteti me kofinancim të një pjese të harxhimeve nëpërmjet programit për zhvillim rural. Në këtë mënyrë investuesit e interesuar nga vendi dhe jashtë do ta rrisin konkurrencën në industrinë e verës. Parcelat janë përgatitur për t’u shpallur për investuesit e interesuar dhe shpalljet e para do të dalin në fillim të vjeshtës. Çmimi fillestar për parcelat ndërtimore është vetëm 1 euro/m2 ose 0,1 еuro/m2 për marrje me qira për 99 vjet. [Afati: tetor 2011 – 2015]

Arsyetim:

Zëvendës-ministri për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat, Zoran Konjanovski, paralajmëroi se shteti do t’i ofrojë për shitje mbi 50 lokacione me sipërfaqe prej 4 deri në 5 mijë metra katrorë dhe çmim fillestar prej një euro për metër katror, për ndërtimin e qilareve të verës nëpër Maqedoni. [Аzhurnuar më: 18.04.2012]

Më 22.09.2011, Ministria për transport dhe lidhje bëri shpallje për shitjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit që është e dedikuar për ndërtimin e qilareve të verës. Në aukcion u ofruan 41 lokacione. [Аzhurnuar më: 18.04.2012]

Sipas informatave, në Negotinë janë shitur 5 nga lokacionet e ofruara, ndërsa të lira janë edhe 15 të tjera. [Аzhurnuar më: 18.04.2012]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.