VMRO-DPMNE: Programi IPARD

Do të vazhdojmë me përgatitjet për akreditimin e masave të mbetura nga Programi IPARD, gjegjësisht masës për ndihmë teknike, për të cilën presim akreditim deri në fund të vitit 2011. Me akreditimin e kësaj mase teknike do të mundësohet përforcimi i kapaciteteve të Agjencisë IPARD dhe Trupit për menaxhim të Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat, për implementimin e masave të tjera nga program IPARD që tashmë janë të akreditura, si dhe do të mundësohet zbatimi i aktiviteteve që lidhen me akreditimin e masave të reja, me qëllim që të rritet kapaciteti absorbues i administratës publike për shfrytëzimin e mjeteve nga komponenta e pestë e IPA – IPARD. Gjithashtu, kjo masë do të kontribuojë për rritjen e informimit të shfrytëzuesve të fundit për mundësitë dhe dobitë që i ofron programi IPARD. [Afati: 2011]

Arsyetim:

Në ueb-faqen zyrtare të dedikuar për programin IPARD në Maqedoni, në pjesën e masave, mund të gjenden tri masat për të cilat Maqedonia ka fituar akreditim deri tani, por masa për ndihmë teknike akoma nuk është aty. Në shpalljen e parë për IPARD për vitin 2012, të publikuar nga ana e Agjencisë për nxitje të zhvillimit të bujqësisë, poashtu nuk është paraparë masa për ndihmë teknike. Në një deklaratë të dhënë për mediumet në datën 15.03.2012, ministri për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat, Ljupço Dimovski, deklaron se Maqedonia akoma është duke e pritur miratimin e Bashkimit Evropian për implementimin e masës së re për furnizim me pajisje mekanike bujqësore. Sipas kësaj, mund të konstatohet se akreditimi për masën për ndihmë teknike (masa 501) nuk është fituar në vitin 2011. [Аzhurnuar më: 09.04.2012]

Linke:

Televizioni Sitel (15.03.2012): Dimovski: Me masat e reja të programit IPARD do të modernizohen pajisjet mekanike bujqësore. [Qasur më: 09.04.2012]

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.