VMRO-DPMNE: Përcaktimi i çmimeve të vetme dhe referente për barnat

Do ta avancojmë metodologjinë për përcaktimin e çmimeve të vetme nga ana e Byrosë për barna sipas shembullit të të gjitha vendeve në rajon. Me këtë do të arrihet zvogëlim i mëtutjeshëm i çmimeve të barnave në barnatore. Do ta implementojmë në tërësi metodologjinë e re për çmime referente të barnave që kompnesohen nga FSSH-ja. Me këtë do të arrihet zvogëlimi i çmimeve të barnave të fondit, me ç’rast do të rritet numri i barnave në listën pozitive dhe pjesa më e madhe e popullatës do të jetë e kënaqur. Në të ardhmen, paceintët nuk do të duhet të shkojnë jashtë vendit për të blerë barna më të lira. Bartës: Ministria për shëndetësi. [Afati: prill 2012]

Arsyetim:

Metodologjia për përcaktimin e çmimeve të vetme dhe referente të barnave është miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë më 30.10.2011, dhe ajo është publikuar në Gazetën zyrtare të RM-së më 09.11.2011. Sa i përket pjesës së premtimit ku përmendet se me këtë metodologji do të zvogëlohen çmimet e barnave, edhe pse ministri për shëndetësi, Nikolla Todorov e pohon të njëjtën, megjithatë kompanitë farmaceutike dolën në publik me informata se edhe pse çmimi me shumicë i një pjese të barnave do të zvogëlohet, në të njëjtën kohë do të rritet marzha për shitjen me pakicë, me ç’rast çmimet e barnave në barnatore do të shtrenjtohen.

Linke:

Vlerësuar nga: Natalija Peshiq

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.