VMRO-DPMNE: Pagesë elektronike e taksave administrative

ВМРО-ДПМНЕ: Водич за имплементација на стандардот WCAG 2.0T’u mundësohet qytetarëve që përveç mënyrës së deritanishme, taksat administrative t’i paguajnë edhe nëpërmjet celularit ose me anë të kartelave bankare nëpërmjet internetit. Bartës: Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Buxheti: 10.000 euro. [Afati: qershor 2012]

Arsyetim:

Projekti ka filluar në vitin 2009, duke mundësuar që taksat administrative për shërbimet e Ministrisë për punë të brendshme – dhënien e dokumenteve të udhëtimit, lejen për vozitje – të mund të paguhen nëpërmjet celularit. Në vitin 2011 është përgatitur një aplikacion për celularë (Android, Blackberry dhe iPhone), me emrin “Pulla për taksa”, i cili mundëson pagesë të pullave për taksa nëpërmjet celularit.

Nuk ekzistojnë informata për mundësinë që taksat administrative të paguhen me kartela bankare nëpërmjet internetit.

Projekti është paraparë në strategjinë për e-Qeveri 2010-2012 të Ministrisë për shoqëri informatike.

Ky projekt është përmendur edhe në llogaridhënien për punën e qeverisë për periudhën 2011-2012 (deri më datën 20.07.2012), ku është theksuar se ky projekt akoma është në fazën e realizimit (fq. 88).

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.