VMRO-DPMNE nuk përfaqëson pakicën, lëre më shumicën dërrmuese të qytetarëve

Hristijan Mickoski: A e dinë se çfarë do të thotë fjala shumicë? Foto: screenshot

 

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë kohës së qëndrimit në SHBA dha intervistë për “Zërin e Amerikës”, në suaza të të cilit dha deklaratë e cila nuk përputhet me realitetin:

VMRO-DPMNE është parti politike e përgjegjshme, VMRO-DPMNE prezanton shumicën e qytetarëve maqedonas dhe në VMRO-DPMNE mbetet ideja dhe qëllim që të jetë shtyllë e mbrojtjes së interesave kombëtare maqedonase dhe shtetërore…

[BURIMIE: Zëri i Amerikës -Hristijan Mickoski: VMRO-DPMNE është parakolp i interesave kombëtare; data: 08.02.2018 ]

 

ARSYETIM:

Gjatë vizitës në SHBA   për  mëngjesin e lutjeve nën kujdesin e Presidentit Amerikan Donald Trump, lideri i ri i VMRO-DPMNE-së, në intervistë për “Zërin e Amerikës”, foli për procesin e bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin e vendit. Gjatë kësaj, ai theksoi se në takimin e fundit me kreun shtetëror-politik të shtetit në Shkup, qeveria i ka prezantuar një set idesh nga ana e ndërmjetësuesit Methju Nimic për tejkalimin e çështjes. Në këtë kontekst, Mickosvksi porositi se përgjegjësia për këtë proces është e Qeverisë, por njëkohësisht shtoi se partia e tij mbetet në këtë proces, sepse siç tha ai, bëhet fjalë për parti të përgjegjshme e cila përfaqëson “shumicën dërrmuese të qytetarëve maqedonas”. 

Pasi që kaloi në opozitë pas dhjetë vite qeverisje, VMRO-DPMNE vazhdimisht përsërit tezën se me dhunë është hequr prej qeverisë dhe se është detyruar që të kalojë në opozitës, edhe pse gëzon shumicën e popullit maqedonas, gjë që nuk ka logjik, sepse në një situatë të këtillë do të kishte shumicën parlamentare dhe do të vazhdonte të qeveriste pandërprerje. Më saktë, është fakt se VMRO-DOMNE, si parti qeverisës e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, morr një numër të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtur në fund të vitit 2016 në krahasim me partitë politike të tjera, gjegjësisht koalicione. Më saktë, VMRO-DPMNE edhe koalicioni i saj morën 454,577 vota, përderisa lidhja e udhëhequr prej LSDM-së fitoi 436.981 vota, të cilat, në pajtim me Modelin D’Ontov, VMRO-së i sollën 51 deputet, ndërsa LSDM-së 49 deputet.

 

Резултатите од парламентарните избори одржани на 11 декември 2016 година. Табела: ДИК
Rezultatet prej zgjedhjeve parlamentare  të 11 dhjetorit të vitit 2016. Tabela: KSHZ

 

Duke pasur parasysh se këto zgjedhje u regjistruan 1.784.416 votues, ndërsa në votim dolën 1.191.854 votues (66,7 përqind), del se VMRO-DPMNE, me të dhjetëra partnerë të koalicionit prej parazgjedhjeve, kryesisht parti të cilët i përfaqësojnë bashkësitë etnike “më të vogla”, morri 38,1 përqind të votave të atyre që dolën në votim, përderisa përqindja në raport me të gjithë votuesit të regjistruar është edhe më e vogël. Edhe nëse mblidhen votat e VMRO-DPMNE-së me votat e BDI-së, të cilët deri atëherë ishin partnerë qeveritar paszgjedhor, del se partitë qeverisëse në këto zgjedhje kanë fituar 45 përqind të votave të atyre që kanë dalë në votim, përderisa LSDM, BESA, dhe Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH, pa partnerët e tjerë opozitarë të koalicionit, morën 47 përqind të votave. Përsëri, numri më i madh votave nuk do të thotë se partia ka shumicën e votave, veçanërisht shumicën dërrmuese.

Përkundër kësaj, zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në gjysmën e dytë të vitit 2017, treguan se VMRO-DPMNE nuk ka përparësi te qytetarët maqedonas në bazë të përkatësisë etnike, gjegjësit, te maqedonasit. Nëse mblidhen votat të cilat i morën VMRO-DPMNE dhe LSDM në listën e këshilltarëve, të cilat janë një parametër kryesor për mbështetjen e partive, mund të shihet se LSDM mblodhi 420.522 vota, gjë që ju solli 552 këshilltarë, përderisa VMRO-DPMNE mori 335,769 vota, dhe morën 432 këshilltarë, gjë që është rënie për 118.208 vota në krahasim me votimin për deputet të një viti më parë. Nëse përqindjet ishin se në zgjedhjet parlamentare LSDM mori pesëdhjetë mijë vota shqiptare, del se VMRO-DPMNE nuk ka avantazh te maqedonasit, nën supozimin se në llogari të LSDM-së është derdhur e njëjta sasi e votave shqiptare prej atyre parlamentare.

Përveç kësaj, duhet të theksohet se në këto zgjedhjet LSDM doli në koalicion me BDI-në në lidhje me kandidatët për kryetar komunash rreth disa komunave me strukturë të përzier etnike, megjithatë në çdo komunë dy partitë dolën me listat e tyre të këshilltarëve, gjë që përjashton mundësin që të mblidhen votat e përkatësisë tjetër etnike nëpër rrugë të marrëveshjes koalicionit. Duke pasur parasysh gjithë këtë, pas zgjedhjeve lokale VMRO-DPMNE, jo vetëm që nuk përfaqëson shumicën dërrmuese të qytetarëve maqedonas, por nuk përfaqëson as shumicën e qytetarëve, ndonëse ka edhe mbështetje më të vogël edhe te qytetarët me përkatësi etnike maqedonase në krahasim me LSDM-në. Prej këtu, deklaratën e Mickoskit e vlerësojmë si të pavërtetë. 

 

BURIME:

  • Македонски парламентарни избори (2016), Википедија, [Пристапено на 15.02.2018]
  • Вкупен број на освоени советнички мандати, локални избори 2017, [Пристапено на 15.02.2018]

 

Vlerësoi: Vllatko Stojanovski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.