VMRO-DPMNE nuk bind që LSDM përgatit keqpërdorim zgjedhor nëpërmjet MPB-së

 

 Anëtari i KQ të VMRO-DPMNE-së orce Gjorgjievski së fundmi dha një deklaratë më të gjatë në opinion me pretendime për keqpërdorim të policisë nga LSDM në fushatën e zgjedhjeve lokale, të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente: 

-Argumenti kryesor i LSD nuk do të jetë programi dhe projektet por policia dhe hajkë politikë të cilat do të bëhen mbi kandidatët për kryetarë komunash.  Pikërisht këtë e konfirmojnë edhe shembujt, ku LSD bën hajkë të porositur dhe të llogaritur mbi kryetarët e komunave të VMRO-së duke paraqitur akuza penale të porositura, të papërmbajtshme të cilat kanë qëllime politike. Kryetari i Komunës së Velesit, Çadiev u akuzua për atë që ka vendosur, para 5 viteve, pikë në rendin ditor, kryetari i Komunës së Prilepit, Risteskti është akuzuar sepse nuk e ka siguruar ndërtesën e komunës na parlamanët, përderisa laramanëve të paguar nuk ju mungonte as një fije floku përderisa e shkatërronin ndërtesën e komunës, kryetari i Kavadarit, Panovë mori akuzë për të cilën nuk ka asnjë fakt dhe bazohet në deklaratën e një dëshmitari i cili disa herë e ka ndryshuar atë, potencon Gjorgjievski. 

 Vendin qendror në strategjinë e LSD-së e ka MPB. Kjo shihet edhe nga analiza e LSD, Kisella Vodë ku kanë shfaqur se policia do t’i ndihmojë partisë në zgjedhje dhe se shpresa është pikërisht keqpërdorimi i policisë. MPB nuk duhet që të jetë dorë e zgjatur e LSD. LSD frikohet se do t’i humb zgjedhjet dhe për këtë keqpërdor aparatin shtetërorë. 

 

[Konferenca për shtyp e Orce Gjorgjievskit, Burimi: sajti zyrtar i VMRo-DPMNE-së, data: 12.09.2017]

 

ARSEYTIM:

Në prag të fushatës parazgjedhore një prej temave të cilën e hapi VMRO-DPMNE është (keq)përdorimi i mundshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht policia në shërbim të qeverisë gjatë zgjedhjeve lokale. Si argument, partia përmend akuzat penale të kohëve të fundi kundër tre kryetarëve të komunave nga radhët e partisë së tyre si formë e shtypjes së qeverisë mbi opozitën, si dhe një SWOT analizë, e përgatitur, nga ana e ekipit zgjedhor të kandidatit për kryetar komune në Komunën e Kisella Vodës nga radhët e LSDM-së, Filip Temellovski. Deklaratën e Gjorgjievskit me datë 12.09.2017, e vlerësojmë si jokonsekunete, sepse nuk arriti që të dëshmojë tezën për keqpërdorim me argumente të cilat i ka prezantuar, ndërsa përmban pretendime të pavërteta. 

Pretendimi i Gjorgjievski se

Qeveria e LSDM-së në mungesë së projekteve reale dhe debaklit të cilin e përjetoi në 100 ditët e para tani mbështetet në strukturat policore ne qëllim të përmirësimit të rezultateve të cilat do t’i kenë në zgjedhje lokale

është i papërmbajtshëm, sepse nuk është e qartë se ai ose dikush tjetër aspak nuk mund që të dijë se si do të jenë rezultatet zgjedhore të LSDM-së në këto zgjedhje lokale prej më herët, aq më pak mund të dëshmohet se policia keqpërdoret.

më saktë Gjorgjievski nuk tregoi argumente të forta për pretendimin se akuzat e fundit kundër kryetarëve të komunave Veles, Prilep dhe Kavadar, Sllavço Çadiev, Marjan Risteski dhe Aleksandër Panov se kundër tyre bëhet revanshizëm politik

bën hajkë të porositur dhe të llogaritur mbi kryetarët e komunave të VMRO-së duke paraqitur akuza penale të porositura, të papërmbajtshme të cilat kanë qëllime politike

Gjorgjievski gjatë asaj pretendon që për kryetarin Çadiev është ngritur akuzë penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit vetëm

për atë që ka vendosur, para 5 viteve, pikë në rendin ditor,

që është pretendim i pavërtetë. Sepse nëse merret parasysh arsyetimi i akuzës penale nga policia e Velesit  në të cilët thuhet:

…në mënyrë të paligjshme Komuna e Çashkës ia ka transferuar të drejtën e pronës së resortit të sindikatës, e cila deri atëherë ka qenë në pronësi të Komunës së Velesit. Në momentin që prona i ka takuar Komunës Çashka menjëherë është shkruar konkurs për shitje dhe atë me çmim fillestar prej 483.000 euro. 

Më saktë, sipas akuzës deri te ki votim  ka ardhur pasi që pushimorja sindikale i është kthyer qeverisjes së Komunës së Velesit, me kërkesë së Komunës së Çashkës. Policia thekson se pas kësaj, kur ka filluar seanca e Këshillit në K. e Velesit, Çadiev ka shkelur Rregulloren:

kundër  Rregullores për punë të Këshillit të Komunës së Velesit, kryetari S.Ç. menjëherë ka propozuar që me procedurë të shpejtë të vendoset pika në rend ditor – Propozim-vendim për transferimin e të drejtës së pronës për patundshmëri nga Komuna e Velesit në Komunën e Çashkës. 

Sipas kësaj, padia penale nuk ka të bëj vetëm me një intervenim në rendin ditor të seancës së Këshillit të Komunës së Velesit, siç pretendon Gjorgjievski.

E pavërtetë është pjesa e deklaratës së Gjorgjievskit, në të cilën vlerëson padinë penale kundër kryetarit të Prilepit, Risteski, si rezultat i hajkës dhe thotë se kjo i detyrohet asaj se

 është akuzuar sepse nuk e ka siguruar ndërtesën e komunës na laramanët, përderisa laramanëve të paguar nuk ju mungonte as një fije floku përderisa e shkatërronin ndërtesën e komunës

Atë për të cilën Gjorgjievski heshtë është se socialdemokratët e Prilepit kanë ngritur padi penale në të cilën akuzohet Risteski për punë të paligjshme, llogari e rrejshme përfundimtare e komunës, punë pa plan dhe program, ndarje të parave të organizatave joqeveritare duke dëmtuar buxhetin e komunës, e gjithë kjo është bazuar në raportin e Entit Shtetëror për Revizion.

Revizori ka zbuluar se mungon evidencë prej 90 milion denarëve të cilat komuna i ka paraqitur në mjetet e përgjithshme gjatë vitit 2015. Kjo do të thotë se janë dhënë të dhëna të rreme në llogaritë përfundimtare. 

Risteski përsëri, nuk ka qenë vetëm i akuzuar, por i gjykuar në shkallë të parë për mossigurimin e ndërtesës së komunës, dënimit me kusht prej 3 muajsh, por, ai apeloi dhe është caktuar rigjykim. Rrëfimi i Gjorgjievskit për padinë kundër Risteskit, sipas kësaj është jo i plot dhe manipulues.

Edhe më serioze është e vërtetë e anashkaluar në pjesën e deklaratës së Gjorgjievskit e cila ka të bëj me rastin e kryetarit të Kavadarit, i cili, sipas informacioneve të disponueshme, është gjykuar, poashtu në shkallë të parë, për keqpërdorime zgjedhore.

Një pjesë e deklaratës së konferencës për shtyp të cilën e mbajti Gjorgjievskit thirret edhe në SWOT analizën, e përgatitur nga ekipi zgjedhor I kandidatit për kryetarë komunë në Komunën e Kisella Vodës nga radhët e LSDM-së, Filip Temellkovski, i cili sipas Gjorgjievskit, tregon se Lidhja Socialdemokrate shfrytëzon policinë për qëllimet e veta zgjedhore. Kjo ndërlidhet me konferencën për shtyp të Spiro Risotvskit, të mbajtur me 07.09.2017, në të cilën për herë të parë bëhet fjalë për atë analizë:

LSDM janë kapur në flagrancë, vetë e pranuan. LSDM në këto zgjedhje në pajtim me atë që shkruhet ne tabelën e tyre të organizimit komunal, kanë strategji që të angazhojnë policinë në funksion të tyre në zgjedhje, dhe të shfrytëzojë buxhetin shtetëror  për blerje e votuesve që të ju japin mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.

Shihni, kjo është swot analiza, deri te e cila erdhëm, gjegjësisht swot analiza të cilën vet ata e publikuan ndërsa ka të bëj me analizë të anëve të forta dhe të dobëta të secilës parti të cilën e bëjnë në suaza të secilën mbledhje komunale. 

Publikisht, ashpër dhe në mënyrë brutale LSD si gjysmë kryesore në këto zgjedhje thekon përdorimin e policisë në funksion të zgjedhjeve. 

Përgjatë asaj, në opinion është shfaqur edhe sllajdi në të cilin shihet qartë se dokumenti SWOT i shkruar me dorë (strenths, weaknesses, opportunities, threats), e cila, sipas pretendimit të Risotvskit është pikërisht analizë e shtabit të Temelovskit.

Është me interes se Temellovski, prej të cilit kërkuam deklaratë, nuk e mohon autenticitetin e analizës, por nuk e publikon në opinion, njëjtë si VMRO-DPME, prej të cilët kërkuam shqyrtim.

As nuk kemi planifikuar as nuk do të keqpërdoren institucionet,

Temellkovski është kategorik në dhënien e deklaratës për nevojat e këtij teksti.

 VMRO-DPMNE ose nuk di të lexoj ose sajon fakte. Në punëm e institucioneve nuk do të ketë shtypje partiake, me këtë nuk do të ketë vende zgjedhor ku LSDM humb në raport 8:1. Në këto zgjedhje secili votues do të mund mund që lirisht të shfrytëzoj të drejtën zgjedhore, 

shton ai.

Sipas zëdhënësit Ivo Kotevskit, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë është në lëvizje dhe duhet që të tregojë se cila është e vërteta për analizën SWOT, duke shtuar se ajo qartë shpreh qëllimet e Lidhjes Socialdemokrate për keqpërdorim të policisë në zgjedhjet e ardhshme.

Me vetëdije humbin mbështetjen te populli si rezultat i politikave të tyre humbëse dhe të dëmshme në mungesë të projekteve reale, pas debaklit që të përjetuan në 100 ditët e para, LSD bën lëvizjeve dëshpëruese siç është keqpërdorimi i qëllimeve partiake, 

deklaroi Kotevski, duke shtuar se në partinë e Zoran Zaevit duhet që të jenë të vëmendshëm se secila lëvizje e paligjshme ka pasoja penale.

 Kur do të kthehet shteti  ligjor i VMRo-DPMNE-së përsëri në qeveri, kjo sjellje padyshim se do të ketë pasoja

shprehet Kotevski.

Nga e gjithë ajo që u tha nuk mund të përfundohet se çka përmban dokumenti i theksuar, as nuk mund të vërtetohet qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, se shfaq qëllimet e LSDM për keqpërdorim të policisë në zgjedhje, siç pretendohet. Kjo edhe argumentet e lartshënuara tregojnë se deklarata e Gjorgjievskit është joprecize, si dhe me pretendime manipuluese. Për këtë, deklaratën e Gjorgjievskit e vlerësojmë si jokonsekunte. 

BURIME:

Vlerësoi: Jugosllava Dikovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *