VMRO-DPMNE: Ngritja e kualitetit të shërbimeve shëndetësore

Do të parashohim obligim ligjor për praktikim të mjekësisë së bazuar në dëshmi, ndërsa mjekët do të obligohen me ligj që atë ta zbatojnë në praktikën e përditshme. Me mjekësinë e bazuar në dëshmi, zbatohen praktikat më të mira botërore, të bazuara në hulumtime shkencore dhe metoda për përcaktim të diagnozës dhe shërimit të pacientëve. Në këtë mënyrë, përcaktimi i diagnozës së pacientëve dhe shërimi i tyre do të bazohet në metodat më të mira shkencore, e njëkohësisht do të sigurohet barazimi i trajtimit dhe i kualitetit të mbrojtjes shëndetësore në të gjitha institucionet shëndetësore për tërë popullatën, pa marrë parasysh vendbanimin e pacientëve. Çdo vit 0.5% e buxhetit të FSSH-së do të ndahet për financimin e futjes në përdorim të teknologjive dhe metodave të reja, sipas mjekësisë së bazuar në dëshmi, e mbështetur në parimin e analizës së harxhimeve dhe efektivitetit të trajtimit bashkëkohor të pacientëve. Bartës: Ministria për shëndetësi. [Afati: 2013]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.