VMRO-DPMNE: Ndihmë për prindërit e vetëm me fëmijë që kanë pengesa në zhvillim

Për prindërit e vetëm që kanë edhe fëmijë me pengesa në zhvillim ose hendikep fizik, dukshëm do ta rrisim ndihmën financiare që e marrin nga shteti, me qëllim që ato mjete të jenë të mjaftueshme për mbulimin e të gjitha nevojave jetësore në familje. Në këtë mënyrë do të mundësojmë përkushtim të plotë të prindit ndaj nevojave të fëmijës së tij. Institucioni kompetent: Ministria për punë dhe politikë sociale. [Afati: 2012 – në vazhdimësi]

Arsyetim:

Ndihma financiare për kujdesin e fëmijës me pengesa trupore ose mentale në zhvillim për vitin 2011 ka qenë 4364 denarë, ndërsa në vitin 2012, 4800 denarë. Ka rritje prej 436 denarëve, që megjithatë nuk mund të vlerësohet si rritje e konsiderueshme, siç është theksuar në premtim. Sipas kësaj, ky premtim vlerësohet si pjesërisht i realizuar në vitin 2012. [Аzhurnuar më: 20.12.2012]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.