VMRO-DPMNE: Ndërtimi i largpërçuesit 110 kV dysistemor HC Vrutok – TC Tetovë

Në gjysmën e parë të vitit 2012 do ta përfundojmë ndërtimin e largpërçuesit 110 kV dysistemor HC Vrutok – TC Tetovë me gjatësi prej 33 km, me investim të përgjithshëm prej 4 milionë eurosh, me çka do të mundësohet rritje e besueshmërisë dhe furnizim kualitativ me energji elektrike të konsumatorëve të rajonit të Pollogut; [Afati: gjysma e parë e vitit 2012]

Arsyetim:

Sipas dokumentit zyrtar të Qeverisë së RM-së, E thënë – E kryer: Dhënia e llogarisë për punën e Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012, janë duke u realizuar punët ndërtimore në seksionin e dytë dhe të tretë të largpërçuesit. Nga kjo mund të konstatohet se ndërtimi i largpërçuesit 110 kV, HC Vrutok – TC Tetovë nuk është kompletuar, edhe pse afati për këtë tashmë ka kaluar. Sipas kësaj, ky vlerësim konsiderohet si i parealizuar. [Аzhurnuar më: 11.09.2012]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.