VMRO-DPMNE me gabim mbi 270 milion euro në llogaritjen e huamarrjes

 

Përbërja e re e Komitetit Ekzekutues të VMRO-DPMNE-së me 16.10.2017 mbajti mbledhjen e parë, me ç’rast, mes tjerash, u kumtua edhe kjo në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë:

…Paaftësinë e tyre e paguajnë qytetarët të cilët vetëm për 15 ditë, qeveria e re i futi në borxh prej 270 milion eurosh. Për shkak të politikës shkatërruese të qeverisë së re çdo banor i Maqedonisë është në borxh 250 euro, gjegjësisht një familje katër anëtarëshe, fal Zaevit, Tevdorovskit dhe Angjushevit do të duhet të kthej 1.000 euro…

[Burimi: VMRO-DPMNE – Mbledhja e parë e KE të VMRO-DPMNE-së, data: 16.01.2017]

 

ARSYETIM:

VMRO-DMNE, është njëra prej dy partive politike më të mëdha në Maqedoni, në fjalimin e saj politik dhe në komunikim me opinioni dha edhe një argument në temën e njëjtë siç ka ndodhur rëndom deri më tani, të cilën e vlerësojmë se është e pavërtetë. Bëhet fjalë për politikë ekonomike të koalicionit qeveritar të LSDM-së, me çka këtë herë ato atakojnë politikën e qeverisë për huamarrjen e shtetit, si argument kryesorë që mund të përfundohet se ato politika janë të këqija.

Partia opozitare dha komunikatë/deklaratë/qëndrim, në të cilin pretendon se për 15 ditë Qeveria ka marr hua 270 milion euro, dhe kështu kanë ardhur deri te rezultatet se secili banor i Maqedonisë është në borxh për 250 euro.

Për shkak se nuk thuhet me saktësi se çka kanë pasur për qëllim, supozimi më i mirë është se aludohet për eurokambialin e lëshuar nga Qeveria me 11 janar të vitit 2017 me vlerë prej 500 milion eurove dhe huamarrjes së mëparshme mbi 70 milion euro prej kreditorëve në vend, të realizuar dy ditë para se të publikohet r eurokambiali.

Por, si edhe më parë në situatë të këtilla, VMRO-DPMNE në opinion doli me gjysmë të vërtetë, dhe mund të thuhet se manipulon kur tregon vetëm për huamarrjen duke mos i shtuar edhe faktet e tjera, me ç’rast argumentin të cilin e japin de fakto është i pavërtetë.

Kështu, për shembull. me 12.01.2017, ministri i Financave Dragan Tevdorovski dha deklaratë në lidhje me eurobondin e parë të cilin e lëshoi qeveria me të cilën udhëheq koalicioni i LSDM-së dhe BDI-së, i cili, mes tjerash thotë:

…Përskaj kësaj, me eurobondin do të kthehen edhe borxhet e mëparshme. Me 29 janar do të paguhet kësti i pare i kreditit PBG të marrë në vitin 2013 me vlerë prej 95 milion eurosh. 

Poashtu, i shfrytëzuam kushtet më të favorshme në tregjet ndërkombëtare dhe rrënuam një pjesë të murit të lart të borxheve me të do të cilin Maqedonia do të ballafaqohet në vitin 2020. Pak para do kohësh kthyem një të tretën e eurobondit prej 270 milion euro, të lëshuar në vitin 2015, i cili hy në fuqi ne dhjetor të vitit 2020 dhe norma e interesit e të cilit është lëshuar prej 4,875% është dukshëm më e lartë se norma e interesit të euorbondit të ri të sapo lëshuar prej 2,75%. Me këtë zvogëluam borxhin i cili duhet të paguhet në vitin 2020 dhe siguruam rrezik dukshëm më të ulët të rifinancimit. 

Duke pasur parasysh atë se me eurobondin kthejmë pothuajse 200 milion euro të borxheve të mara më parë, borxhi neto me këtë eurobond arrin vlerën e 300 milion eurove. (Burimi: Ministria e Financave)

Prej këtu qartë shihet se huamarrja, në të vërtetë, nuk është 500, por 300 milion euro, sepse 200 milion do të ju kthehen huazimet kreditorëve të bankave jashtë shtetit  ose eurobonditit të mëparshëm të cilin e ka lëshuar Qeveri paraprake në krye me VMRO-DPMNE-në.

Njëkohësisht, me 09.01.2017 MF dha kumtesë në të cilën thuhet se ka lëshuar letra të reja me vlerë në tregun vendor, me çka kanë hyrë në borxh diku mbi 73 milion euro në denarë te kreditorët vendor:

Ministria e Financave në ankand të mbajtur me 09.01.2018 dha letra shtetërore me vlerë prej 4.534,92 milion denarë (73,74 milion euro)…

…Me 09.01.2017 dhe me 10.01.2018, Ministria e Financave, në bazë të letrave me vlerë të lëshuara më parë, do të paguaj 4.537,55milion denarë (73,78 milion euro). 

Siç mund të shihet prej këtij burimi, është mjaft e qartë se të njëjtën që kanë marr borxh prej 73,74 milion denarë, kanë paguar borxh prej 73, 78 milion denarë ose rreth 40 mijë euro në denarë më shumë se ç’kanë huazuar.

Kur shihen të dy qëndrimet, del se VMRO-PDMNE ka gabuar  me argumentet e dhëna në opinion në lidhje me borxhin mbi 270 milion euro, me çka të gjithë pretendimet e tjera rreth asaj se çdo qytetar i Maqedonisë është në borxh prej fillimit të vitit,  janë të pavërteta. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *