VMRO-DPMNE: Marrja e lejes për ndërtim në mënyrë elektronike

Me dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit për marrjen e leje për ndërtim në mënyrë elektronike, do të kursehen para së gjithash mjetet dhe koha e parashtruesve të kërkesave. Me implementimin e këtij projekti presim lehtësim të procedurës, e njëkohësisht edhe përmirësim i klimës së biznesit, që do të kontribuojë për zhvillim më të shpejtë ekonomik të komunave. [Afati: qershor 2012]

Arsyetim:

Për këtë premtim ka vetëm paralajmërime që nga tetori i vitit 2011, se punohet në të, por nuk është gjetur asnjë e dhënë zyrtare se ky sistem është duke funksionuar.

Në llogaridhënien për punën e Qeverisë së RM-së për periudhën 2011-2012 (deri më 20.07.2012) thuhet:

Në realizim e sipër është projekti “Mundësojmë aplikim elektronik dhe marrje të lejes elektronike për ndërtim (baza qendrore me të dhëna për planet urbanistike, ndërtimi i dokumentacionit dhe menaxhim i integruar me të dhe aplikim elektronik dhe dhënia e pëlqimit për planet urbanistike)”. Në bashkëpunim me BNJVL-në ka filluar procesi me të cilin do të mundësohet përpilimi i zgjidhjes softuerike, e cila pastaj do t’u jepet për përdorim njësive të vetëqeverisjes lokale.

Sipas këtyre informatave, premtimi nuk është realizuar në afatin e dhënë.

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.