VMRO-DPMNE: Liberalizimi i shërbimeve veterinare

Liberalizimi i plotë i shërbimeve veterinare – shërbim më i mirë dhe më i lirë për blegtorët. Shërbimet veterinare do t’i bëjmë më të qasshme për blegtorët, nëpërmjet zgjedhjes së lirë të shoqatës veterinare, në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë dhe pa realizuar çfarë do qoftë procedura paraprake të tenderimit dhe pa mos e kufizuar numrin e stacioneve të përfshira veterinare. Bartës i aktivitetit është Agjencia për veterinari dhe ushqim. [Afati: dhjetor 2011]

Arsyetim:

Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur në nëntor të vitit 2011, është shqyrtuar informata nga Agjencia për ushqim dhe veterinari me të cilën propozohet futja e liberalizimit të shërbimeve veterinare, me ç’rast është konstatuar se duhet të fillohet me përgatitjen e ndryshimeve përkatëse ligjore që do ta përfshijnë këtë reformë. Megjithatë, deri në prill të vitit 2012, këto ndryshime të ligjit akoma nuk janë sjellë. [Аzhurnuar më: 19.04.2012]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.