VMRO-DPMNE: Këshilli bujqësor

Do ta themelojmë Këshillin bujqësor si forum të përhershëm për dialog ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, për bashkëpunim dhe përfshirje të pjesëmarrësve në procesin e vendimmarrjes për politikat që u dedikohen bujqve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore. [Afati: mars 2012]

Arsyetim:

Në mediume nuk ekzistojnë informata konkrete për punën e Këshillit bujqësor. Në kuadër të Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat, informatat e fundit për punën e Këshillit bujqësor janë nga nëntori i vitit 2009. Sipas kësaj, mund të konstatohet se Këshilli bujqësor nuk ka ndonjë rol më të rëndësishëm në procesin e vendimmarrjes për politikat që u dedikohen bujqve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore. [Аzhurnuar më: 26.03.2012]

Në mungesë të informacioneve që janë në dispozicion publik në lidhje me këtë premtim, e kontaktuam drejtpërdrjetë Ministrinë për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat. Ata na thanë se Këshilli bujqësor (ose siç quhet Këshilli për bujqësi dhe zhvillim rural) është formuar më 30.08.2012. Duka pasur parasysh se afati për realizimin e këtij premtimi ishte marsi i vitit 2012, ndërsa këshilli është formuar me vonesë prej disa muajsh, ky premtim karakterizohet si pjesërisht i realizuar. [Аzhurnuar më: 10.11.2012]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.