VMRO-DPMNE: Formimi i bibliotekës për të verbërit

Me formimin e departamentit të veçantë për personat e verbër në kuadër të BKU “Shën Klimenti i Ohrit”, për herë të parë një qeveri që nga pacarësimi i Republikës së Maqedonisë edhe me anë të projekteve konkrete, në mënyrë eksplicite, e shfaq kujdesin për personat me nevoja të veçanta, gjegjësisht për personat e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar. Adaptimi i hapësirës do të mundësojë që kjo kategori e njerëzve ta fitojë bibliotekën e tyre, gjegjësisht me kushte hapësinore dhe teknike për produksion të fondit të librave në formate përkatëse për personat e verbër. Buxheti: 2 milionë denarë. Bartës: Biblioteka kombëtare dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit”. [Afati: 2011]

Arsyetim:

Më 29. 12. 20011, në kuadër të Bibliotekës kombëtare dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit”, është hapur biblioteka e parë e adaptuar për nevojat e personave të verbër. Biblioteka është e pajisur me makinë për shtypjen e librave me alfabetin e Brajit, hapësirë për përgatitjen e librave për shtyp, studio me pajise të kompletuar për inçizimin e librave me zë dhe leximore për realizimin e programit për animacion kulturor.

Linke:

Vlerësuar nga: Natalija Peshiq

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.