VMRO-DPMNE: Efikasiteti energjetik

Do të përgatisim ndryshime adekuate në Ligjin për ndërtim që të parashihet përgatitje e detyrueshme e studimit për efikasitet energjetik në fazën e projektimit të objektit. Do ta kompletojmë Rregulloren për efikasitet energjetik të objekteve ndërtimore që të fillojë procesi i shënimit të objekteve ndërtimore në aspekt të karakteristikave të tyre energjetike. Do të definojmë edhe procedura për kontrolle energjetike dhe autorizim të kontrollorëve energjetikë, gjegjësisht me akte nënligjore do të parashohim standarde minimale, udhëzime dhe rregulla për mënyrën se si do të bëhen këto kontrolle. [Afati: dhjetor 2012]

Arsyetimi:

Edhe përkundër asaj se në nëntor të vitit 2012 janë miratuar ndryshimet në Ligjin për ndërtim, me këto ndryshime nuk është përfshirë përgatitja e detyrueshme e studimit për efikasitet energjetik. Poashtu, Rregullorja për efikasitet energjetik nuk është ndryshuar që kur është miratuar në vitin 2008. Sipas kësaj, mund të konstatohet se ky premtim nuk është realizuar. [Azhurnuar më: 16.01.2013]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.